• |
ide | kryesore

Harry dhe Meghan pushojnë punonjësit besnikë

Paparazzi, Slider



Princ Harry dhe Meghan Markle vijojnë distancimin nga jeta mbretërore. Çifti pushoi nga puna 15 njerëz që shërbenin në zyrën e tyre në Buckingham Palace.

Duka dhe Dukesha e Sussex e njoftuan stafin muajin e kaluar, kur morën vendimin të largohen nga rolet e tyre si anëtarë të familjes mbretërore. Një ose dy punonjës mund të gjejnë pozicione të tjera brenda pallatit, por shumica po negocion shpërblimet e largimit nga puna.

Buckingham Palace nuk komenton mbi çështje të tilla, por është lënë të kuptohet se Mbreëtresha, Princ Charles dhe Princ William janë në dijeni të pushimeve. “Duke qenë se do të largohen nga rolet e tyre, nuk u nevojitet një zyrë në Buckingham Palace,” tha një burim për The Daily Mail. “Procesi është drejt finalizimit dhe po përpiqen që t’u gjejnë pozicione të tjera punonjësve që s’u nevojiten më, por për fat të keq do të ketë edhe largime nga puna.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *