• |
ide | kryesore

Ish-ministri i Brendshëm italian sulmon Valerin: “Pse nuk zbriti në fushë me fanellën bardhezi”

Sport



“Pse arbitri nuk ka zbritur në fushë direkt me fanellën bardhezi tashmë që e kishte?”. Është komenti nën një postim të Milanit në Instagram i ish-ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini, për performancën e arbitrit Valeri në gjysmëfinalen e vajtjes së Kupës së Italisë mes kuqezinjve dhe Juventusit, mbyllur 1-1 me penalltinë e kundërshtuar të dhënë dhe realizuar nga Cristiano Ronaldo në të 91’ për një faull me dorë nga Calabria

Nuk qetësohen polemikat pas arbitrimit të diskutueshëm të Valeri në gjysëmfinalen e vajtjes së Kupës së Italisë mes Milan e Juventus. Në kontradikta janë përfshirë lojtari i kuqezinjve Hakan Calhanoglu, që ka postuar pikëpamjen e tij në Instagram, të cilin më pas e hoqi, dy teknikët Pioli e Sarri, që kanë mbajtur qendrime të ndryshme, por Milan-Juventus fton në lojë gjithnjë edhe politikën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *