• |
ide | kryesore

“Kukësi kampion”: Nexhipi ndëshkuesi i Tiranës në derbi si lojtar, pret ta bëjë si drejtor me Blutë

Sport



“Kampionatin e fiton, shpreson dhe besoj, Kukësi”. 11 rezultate pozitive radhazi e kanë pozicionuar Kukësin në krye të klasifikimit në kampionat dhe në cerekfinale të Kupës së Shqipërisë, dy trofetë që Blutë kanë në synimet e tyre. Për ti shkuar titullit përballë në fakt rruga kalon nga Ballshi e Bylis është një kundërshtar që nuk sjell kujtime të bukura për Kukësin. Në fazën e parë, që aty blutë dolën të mundur, por këtë herë gjërat duken ndryshe: “Bylis është një skuadër e fortë dhe herën e fundit që shkuam aty na mundën – shpjegoi Nexhipi -. Duhet të bëjmë kujdes në një fushë shumë të vështirë. Kemi kualitetin e duhur për të kërkuar fitoren”.

Forma dhe kualiteti i skuadrës së Shpëtim Duros e vendosin formacionin veri-lindor si kandidati kryesor, por në projeksionin e drejtorit sportiv Nderim Nexhipi, që theu heshtjen për një intervistë për RTSH Sport gara do të jetë e hapur dhe në të nuk përjashtohet Partizani: “Në këtë moment duket se rivali kryesor është Tirana, por duhet të kemi kujdes edhe nga Partizani se është shumë i rrezikshëm – vazhdoi drejtori sportiv i bluve – . Kampionati është i vështirë dhe pikët e dëshmojnë, por mendoj se do të luftohet deri në fund e ne kemi organikën për të përballuar të dy kompeticionet me sukses”.

Ajo që bind më tepër drejtorin e Kukësit është organika që ka në dispozicion Duro. Kompletimi i repartit në janar me një tjetër blerje, ka përmbushur kërkesën e vetme të teknikut për të patur mundësinë ti japë frymëmarrje Shkurtajt: “Duro nuk ka patur kërkesa specifike, kështu që menduam vetëm të mbushnim boshllëkun që la largimi i Dakut – sqaroi Nexhipi – . Tani kemi mundësinë ti japim kohë edhe Shkurtajt të pushojë dhe të jemi të mbuluar në cdo repart, sepse e dimë që në janar është vështirë të gjesh lojtarin e duhur, nëse nuk del ndonjë mundësi”.

Kukësi ka ecur deri tani në heshtje, edhe pse ka qenë në vendin e parë. Gjërat kanë funksionuar me sa duket, mjafton të kujtosh serinë e 11 ndeshjeve pa humbjem sepse e gjitha lidhet me idenë për të mbajtur lojtarët larg presionit e shpërqendrimeve, situatë që sipas asaj që tregon Nexhipi mbyllet, pas ndeshjes titull me Tiranën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *