• |
ide | kryesore

Kurti: Marrëveshja Serbi – Kosovë e fimosur në Mynih, pa autorizimin tim

Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka reaguar për marrëveshjet e nënshkruara sot mes Kosovës e Serbisë. Ai thotë se marrëveshjet e nënshkruara u bënë pa dijeninë e tij nga zyrtarë të qeverisë së mëparshme.

“Sot në Munih janë nënshkruar dy marrëveshje nga zyrtarë të autorizuar nga ish-ministri Pal Lekaj dhe i gjithë procesi i negocimit është bërë para fillimit të Qeverisë sonë. Së këndejmi, këta zyrtarë nuk kanë marrë autorizim nga Qeveria e re as për të negociuar e as për të nënshkruar marrëveshje. Për më tepër as teksti i marrëveshjes nuk është bërë i njohur për publikun e për Qeverinë. Kanë qarkulluar drafte të ndryshme jozyrtare”, – thotë Kurti nëpërmjet një shkrimi në Facebook.

Në Munih sot u nënshkrua marrëveshja për hekurudhat dhe autostradat mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo marrëveshje është arritur me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenell që njëherazi është edhe i Dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

Deklarata e plotë i Kurtit në Facebook:

Sot në Munih janë nënshkruar dy marrëveshje nga zyrtarë të autorizuar nga ish-ministri Pal Lekaj dhe i gjithë procesi i negocimit është bërë para fillimit të Qeverisë sonë. Së këndejmi, këta zyrtarë nuk kanë marrë autorizim nga Qeveria e re as për të negociuar e as për të nënshkruar marrëveshje. Për më tepër as teksti i marrëveshjes nuk është bërë i njohur për publikun e për Qeverinë. Kanë qarkulluar drafte të ndryshme jozyrtare.

Sado që të gjitha lidhjet dhe avancimi i standardeve të infrastrukturës janë të domosdoshme për zhvillim të vendeve tona dhe pjesë e vizionit Evropian për bashkëpunim rajonal dhe marrdhënie të fqinjësisë së mirë, megjithatë është shumë me rëndësi që procesi të jetë transparent, rezultat i një negocimi të mirëfilltë dhe në respektim të plotë të sovranitetit dhe ligjeve të vendit, prioriteteve ekonomike dhe në harmoni me obligimet që dalin nga procesi i MSA-së.

Për më tepër, nëse bazohemi te një verzion i marrëveshjes, po qe se analizohet për nga rëndësia ekonomike, hekurudha për në Leshak është më me prioritet dhe më e levërdishme sesa ajo për Merdare.

Në procesin e tranzicionit të qeverisjes, ne jemi duke analizuar të gjithë hapat që janë marrë në të kaluarën dhe ministritë përkatëse janë të angazhuara që këtë ta trajtojnë me prioritet.



14 Comments

  1. Njelloj si me Tirane,me dy data clirimi,me dy data republike,me dy data qe NUK I bie nje damlla ne koke.
    Pune shiptaresh,pune muti.

  2. Ja bene pucin ketij viktimes
    sic deshen te sillnin plehrat kimike ne shqiperi nja ca dite para se ta merrte rama pushtetin ne 2013
    gjyhan kjo eshte shkelje me kembe e votes se nejrezve
    edhe behet nga e ashtuquajtura flamurtarja e demokracise amerika

  3. Kam frikë se disa në Washington kanë harruar që serbët nuk janë aleatët e popullit amerikan por vëllezër gjaku me një armik të tij.
    Ne si aleat të tyre por edhe për borxhin e gjakut që u kemi për luftën e 1999 e kemi për detyrë tua kujtojmë ….kështu që bravo Albin

  4. Kurti,duhet t’i anulloje keto kontrata (apo mareveshje),me argumentin se perfaqesuesit e ish qeverise,qe perfundoi mandatin,mbas dekretimit te qeeverise se Re,nuk ishin legjitimi,pa miratimin e qeverise se porsaformuar.Indirekt,i thote edhe te gjithe atyreve qe nderhyjne ne punet e qeverise se Kosoves,se kjo e fundit tashma ka nje qeveri te dekretuar dhe cdo marreveshje duhet dhe do te behet,vetem me kete qeveri.Per kete e ka zgjedhur edhe populli i Kosoves,qe te ekete pamvaresine e plote per rproblemet e saja.

  5. Ja vazhdojne akoma dhe pas 30 vjeteve te kete komunista te rinj qe sulmojne perendimin si nje te keqe dhe na e bejne kete albinin trim marksist me grua norvegjeze qe ky vetem do te zgjidhi problemet e medha ne ballkan,ngreje sumen lart albin qe te jeshe dhe ti ke marveshjet e medha kosove-serbi,mos ndigjo keto laskuriqet kineze ne tirone

  6. ……..Albini trim marksist, me grua norvegjeze (Norvegjia eshte komuniste apo perndimore,more laskuriqe serbe e rus te rilindur ne neokomunizmin e Tiranasas-analfabetet nuk e dine se emrat e qyteteve,e sidomos Kryeqytetit,fillojne ne germe te madhe).Paturpesisht,ju laskuriqet e rilindjes,edeklaroni se sa ju paska dhembur,permendja e minishengenit-zevendesuar me makroshengenin shqiptar,prej trimit marksist me grua norvegjeze,por prej Norvegjise perendimore( shikoje edhe harten qe te mesosh-se Norvegji tjeter lindore e komuniste,apo marksiste,nuk ka patur dhe as ka.)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *