• |
ide | kryesore

Mozzik publikon këngën e re

Paparazzi, Slider



Pak orë më parë, Mozzik publikoi këngën e tij më të re.Reperi zgjodhi ditën e të dashuruarve për t’i thënë një herë e mirë “mirupafshim” dashurisë së tij të vjetër.Projekti i tij muzikor është në gjermanisht dhe mban titullin “Auf Wiedersehen’”, “Mirupafshim” në shqip.Klipi i këngës ngjan me një film dhe  është plot 5 minuta. Në pjesën e dytë të projektit muzikor, Mozzik këndon disa fjalë shqip.Në tekstin e këngës Mozzik kërkon shpjegim ndaj personit që e ka lënduar dhe thotë se e vret fakti që mendon çdo ditë se me kë fle dhe kë puth.

Mozzik dhe Loredana i dhanë fund lidhjes së tyre disa muaj më parë dhe duket se marrëdhënia e tyre nuk është shumë e mirë.Kjo vihet re nga kunjat që hedhin here pas here në Instagram.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *