• |
ide | kryesore

Një vajzë tepër për Eto’o: kamerunasit i kërkohet në gjyq testi i AND-së

Sport



Samuel Eto’o është në telashe. Një gjykatë spanjolle do ti kërkojë ish-kampionit të Inter e Barcellona të prezantojë një test AND-je në një proces që e sheh të akuzuar për një pretendim atësie. Futbollisti është cituar në gjyq nga Erika, një vajzë spanjolle 20 vjecare, që pretendon se është e bija. Pretendimi në fakt i takon vitit 1997, kur lojtari jetonte në Spanjë e kishte një lidhje me Adilusa de Rosario, mamaja e vajzës.

Në korrik 2019, gjykatësi ka vendosur se Eto’o duhet të paguante për ushqimin 1.400 euro në muaj për vajzën. Edhe pse ishte thirrur në gjyq, Samuel Eto’o nuk u prezantua në proces. Sidoqoftë, ligji spanjoll ka lejuar vazhdimin e procesit e gjykatësi ka dhënë vendimin në mungesë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *