• |
ide | kryesore

“No comment”: Calhanoglu krahason standardet e arbitrimit që favorizojnë Juventus

Sport



Nuk qetësohen polemikat pas arbitrimit të diskutueshëm të Valeri në gjysëmfinalen e vajtjes së Kupës së Italisë mes Milan e Juventus. Në kontradikta është përfshirë edhe lojtari i kuqezinjve Hakan Calhanoglu, që ka postuar pikëpamjen e tij në Instagram, të cilin më pas e hoqi.

“No comment” ka shkruar futbollisti turk, që ka postuar foton e penalltisë së dyshimtë, të vërshëllyer për prekjen me dorë të topit nga Calabria e atë të faullit me dorë të Alex Sandro, në krosimin e numrit 10, në Juventus-Milan të kampionatit në sezonin e kaluar. Në atë rast arbitri Fabbri, pas konsultës me Var, nuk akordoi penallti për Milan, ndryshe nga sa bëri mbrëmë kolegu i tij Valeri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *