• |
ide | kryesore

“Pranoj limitet e mia fizike”: Pele reagon pas fjalëve të të birit

Sport



“Jam mirë e do të vazhdoj të pranoj limitet e mia fizike në mënyrën më të mirë të mundshme. Kam ndërmend të vazhdoj të rrotulloj topin”. Këto janë fjalët e Edson Arantes do Nascimento, më mirë i njohur si Pelé. Pas deklaratave të të birit Edinho, që ditët e kaluara e kishin përshkruar si vetmitar dhe të vuajtur për një lloj depresioni, vetë O’Rey, që sot është 79 vjec, ka reaguar për ti qetësuar të gjithë: “Faleminderit për lutjet tuaja e shqetësimin tuaj. Jam mirë. Këtë vit do festoj ditëlindjen e 80. Kaloj ditë të bukura e të tjera që nuk janë edhe aq, është normale për njerëzit e moshës sime”.

Kampioni më i madh i shekullit të kaluar për Fifa-n ka mohuar kështu frikërat e të birit mbi gjendjen psiko-fizike: “Nuk kam frikë, jam i vendosur e kam besim tek vetja. Nuk evitoj të respektoj impenjimet e një axhende të ngjeshur. Nuk kam frikë, jam i vendosur në atë që bëj”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *