• |
ide | kryesore

Presioni amerikan/ Si firmosi Kosova dhe Serbia për linjën hekurudhore dhe autostradën

Arkiva, Lajme



(Në mes Richard Grenell duke folur ndërsa mbrapa qëndrojnë Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç para nënshkrimit të marrëveshjeve për linëjn hekurudhore dhe autostradën, sot në Mynih)

Që prej rezistencës së Kosovës me në krye Haradinajn, për të mbajtur taksën 100% ndaj produkteve serbe, raportet Kosovë-Serbi kanë marrë një kthesë të fortë.

Kur amerikanët e kanë bërë të qartë se nuk duan asnjë masë penalizuese nga ana e Kosovës për Serbinë për tregtinë, qëndrimi defensiv dhe agresor i Kosovës ndaj Serbisë ka ndryshuar.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Sfida e parë e Albin Kurtit/ Përballja me kërcënimin amerikan 

Edhe pse taksa 100% qëndron ende (së shpejti do të hiqet nga Albin Kurti), në një hark kohor prej një muaji janë firmosur tre marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, dukshëm të shtyra nga amerikanët, ndërmjetësues në secilën prej tyre.

Më 20 janar, u nënshkrua marrëveshja për vendosjen e linjës ajrore Beograd – Prishtinë. Përfaqëuesi i kompanisë gjermane Lufthansa dhe Eurowings nënshkroi me zyrtarë nga Kosova e Serbia për të vendosur korridor të veçantë ajror për fluturime në dy kryeqytetet.

Sot, përpara nisjes së Konferencës Ndërkombëtare për Sigurinë, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç nënshkruan dy marrëveshje, ku shprehet interesi i dy vendeve për ndërtimin e një autostrade dhe një linje hekurudhore që lidh dy vendet.

Deri në janar të këtij viti, Kosova barrikadonte Serbinë me një taksë therëse për produktet që importon. Sot, me tre marrëveshje të nënshkruara infrastrukturore e ajrore dhe një taksë 100% në ikje, klima mes dy vendeve është në dukje më e mirë, por edhe e nderë.

Kosova nuk po i reziston dot presionit të ashpër amerikan. Albin Kurtit, një kryeministri të ri dhe sapozgjedhur, miqtë nga përtej Atlantikut nuk po i japin as kohë të mbrojë pezullimin e taksës së duartrokitur nga populli që e zgjodhi. Edhe pse Kurti është në tërheqje, i dërguari special i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, nuk ia aprovon tezën që ka propozuar për tregtinë me Serbinë. Atë të masave reciproke.

Kujtojmë se zëdhënësi i Richard Grenell, Dick Custin, tha për Radion Evropa e Lirë, se ambasadori e inkurajon Kosovën që ta heqë taksën 100% ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia, pa reciprocitet. “Kosova duhet ta heqë taksën ndaj mallrave të Serbisë, pa reciprocitet. Jo vetëm ta pezullojë, por ta heqë plotësisht atë. Ambasadori (Grenell) nuk e mbështet idenë e reciprocitetit”, u shpreh ai.

Po të kujtojmë masat që u morën ndaj kryeministrit të atëhershëm Ramush Haradinaj, si mosdhënia e vizës amerikane ndaj tij dhe ndalimi i vizitave të disa delegacioneve amerikane në Kosovë, kuptojmë se qëndrimi amerikan ndaj dialogut Kosvë-Serbi nuk ka ndryshuar. SHBA kërkon që loja e dialogut të luhet brenda kornizave dhe rregullave që paracakton vetë. Amerikanët duan të ndiqet kjo rrugë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi. Ky presion i shtuar i kohëve të fundit shpjegon edhe nënshkrimet e nxituara të marrëveshjeve mes dy vendeve, kur paradoksalisht taksa 100% është akoma në fuqi, dhe Kosovës i hiqet e drejta t’i përgjigjet në mënyrë reciproke Serbisë, siç parashikon Albin Kurti. ©LAPSI.AL 



7 Comments

  1. Moooossss .
    Po ku eshte ai Buzhala qe bertiste qe Serbet duhet nje here te kerkojne falje per krimet e luftes .
    Ku eshte ajo gazetrucia qe po i bertiste Rames , se perse i fton Serbet ne Tirane kur ata nuk kane kerkuar akoma falje per krimet e luftes.

    Do filloni te lepini te tera ato qe beshtyte tani ?

  2. Shikoni kur ti marrin amerikanet per veshesh politikanet ‘patriote’ te kosoves dhe ti ulin tek tavolina e shengenit ballkanik .

  3. Ju jeni futur o shpellkare e lakuriqet kineze e shikoni kush eshte shba,shikoni dhe albinin si eshte bere si nje qingj qe as ke e jema nuk pin dot qumesht tani

  4. Duro dhe pak Albin, sa ta shpërbythin Trampin nga shtëpia e bardhë. Kto janë vetëm presione për të arritur një marrëveshje me Serbinë që të përdoret në fushatë elektorale. Trampit nuk i intereson a janë pro apo kundër Kosovës do me çdo kusht marrëveshje edhe sikur Kosova të humbë gjysmën e territorit.

  5. Osman Gazepi thoshte:
    Populli shqyptar osht si puna e manallit,sa m’shum e ferko oq m’shum ngrefet,duhet me I ra koks me thupur qe te c’krefet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *