• |
ide | kryesore

Raiola çmend merkaton: “Pogba nuk do ti vinte keq të kthehej tek Juventus”

Sport



Mino Raiola sa herë flet për merkaton bën zhurmë dhe fjalët e tij pas ndeshjes gjysëmfinale të Kupës së Italisë mes Milan e Juve janë të tilla, sepse kanë mesazh të qartë nëpër rreshta. Pogba nuk është I lumtur në Angli tek Manchester United dhe hipotezat e merkatos e afrojnë me Real Madrid, por edhe Juventus: “Vendi i tij i dytë është Italia, i pëlqen idea e Juventus por tani është shumë shpejt për të folur për këto gjëra, ka një kampionat për të mbyllur e një Europian për të luajtur”.

Një ndërthurje merkato që mund të afrojë me bardhezinjtë një tjetër të asistuar prej tij, portierin e Milan Donnarumma: “Nuk duam të ngremë pluhur. Nuk është momenti për të folur për rinovim. Është mirë, është i qetë e ka një kontratë. Ka një objektiv, me Milan, të kërkojë të futet në Champions nëse është e mundur. Eshtë e rëndësishme për të e për Milan. Duhet parë cafrë do të bëjë klubi. Në cdo rast po pres ende ndjesën e tifozëve milanistë”,

Ibrahimovic nuk mund të mbetet jashtë vëmendjes, edhe pse është në moshën 38 vjecare: “Eshtë e mundur të rinovojë me Milan? Është një gjysëm projekt, mendoj se në fund të sezonit do të vendosë ai. Tani është në provë, të shohim; unë e këshilloj të ecë para e të zbavitet e të ndalet nëse nuk zbavitet më”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *