• |
ide | kryesore

Rey Manaj është zëvendësuesi i Suarez, Setien: “Kemi bindjen se mund të na ndihmojë”

F1, Sport



Në vigjilje të sfidës në Liga kundër Getafe, Quique Setién ka komentuar grumbullimin e sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë, ish-lojtarit të Inter Rey Manaj: “Eshtë një lojtar që mund të na ndihmojë. Ndodhi dicka me lojtarët e tjerë dhe kemi një zëvendësues – shpjegoi trajneri i Barcelonës -. Kemi bindjen se mund ta na ndihmojë. Eshtë me ne prej pak kohe e duhet të adaptohet, por predispozita e tij është shumë e mirë e do ta mbajmë me ne sepse besojmë që në rast nevoja mund të kontribuojë”.

Në pritje nëse Federata spanjolle do të japë lejen për të blerë një sulmues të ri, Barcellona mund ta ketë gjetur në shtëpi zëvendësuesin e Suarez apo Dembélé. E bëhet fjalë për Rey Manaj, shqiptari që si futbollist është rritur në Itali ku ka veshur fanellën e Cremonese, Inter, Pescara e Pisa. 22 vjecari është marrë nga klubi blaugrana, nga Albacete, në dritaren e janarit për të përforcuar repartin e avancuar të Barça B. Pastaj dëmtimet e Suarez e Dembélé kanë lënë një boshllëk në sulmin e skuadrës së parë, duke i hapur Manajt mundësinë për të luajtur përkrah Lionel Messi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *