• |
ide | kryesore

Sekuestrohen 4 makina të blinduara në Vlorë, 2 në pronësi të Edison Harizajt

Arkiva, Lajme, Të fundit



Operacioni Forca e Ligjit ka vepruar këtë të premte në qytetin e Vlorës. Forca të shumta policore kanë ushtruar kontrolle si dhe kanë verifikuar rreth 300 automjete. Mësohet se 4 makina të blinduara janë sekuestruar. Ato janë në pronësi të personave që janë subjekt i ligjit special të miratuar nga qeveria.

Dy nga automjetet e blinduara i përkasin një prej personave më të përfolur të botës së krimit në Vlorë, Edison Harizajt i njohur ndryshe me nofkën “Il padrino”. Ky i fundit mbeti i vrarë në një atentat mafioz në dalje të Durrësit një vit më parë. Automjetet janë gjetur të parkuara në garazhndin e një pallati në zonën ku qëndronte Harizaj.

Dy automjetet e tjera mësohet se i përkasin Eduart Xhezos dhe Shpati Lena ose siç njihet ndryshe si Çelik Lena. Të dy këta persona janë akuzuar nga prokuroria e Vlorës për vrasjen e Arben Beqirajt, ose siç njihet ndryshe në Vlorë “Beni i Çeçesë” në gusht të vitit të shkuar për një konflikt banal në zonën e plazhit.

Momentalisht Xhezo është i arrestuar dhe dërguar në gjykatë si i pandehur për akuzën e “Vrasjes me dashje” ndërsa Lena është ende në kërkim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *