• |
ide | kryesore

Shënon vetëm Ronaldo: Juventus i Sarrit më keq se i Allegrit

F1, Sport

Barazimi i arritur in extremis në San Siro konfirmon edhe njëherë momentin jo të Juventus e, 10 ditë nga Champions, në kampin bardhezi bie këmbana e alarmit. Edhe kundër Milan, Bonucci e të tjerët kanë treguar luhatjet e zakonshme: vështirësi ndërtimi, pak presing e pak intensitet, mungesë përqendrimi e agresiviteti. Sidomos këto dy të fundit të shfaqura edhe me Allegri, që gjithnjë mendonte më tepër për rezultatin se për estetikën. Kur Agnelli zgjodhi Maurizio Sarri për rrugëtimin e ri, e bëri që ti jepte skuadrës një lojë më ofensive e kurajoze në stil më europian. Deri tani nuk është parë asgjë nga kjo dhe vetëm Cristiano Ronaldo po e bën plotësisht detyrën, duke shënuar me një vazhdimësi impresionuese.

Në moshën 35 vjecare janë 35 golat sezonalë (24 me Juventus e 11 me Kombëtaren), 18 në 14 ndeshjet e fundit. Me përjashtim të golit të De Ligt në fund kundër Fiorentinës, në 2020 ka shënuar vetëm CR7. Numrat që shtojnë legjendën e portugezit, por që dëshmojnë një varësi shqetësuese të skuadrës. “Cfarë do të ndodhë kur Ronaldo të ndeshet me një ditë jo?” është mendimi i pjesës më të madhe të tifozëve.

Pas një fillimi perfekt të 2020 (5 fitore në 5), ka ardhur vetëm një në 4 ndeshjet e fundit me skuadrën që është bllokuar e Sarri që nuk arrin të gjejë recetën e duhur. Mbrojtja shkon shpesh në vështirësi, në mesfushë mungojnë gola e kualitet e në sulm është vetëm Ronaldo që e dërgon në rrjetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu