• |
ide | kryesore

Sherri në Opinion/ Të gjitha ofendimet e Ramës për gazetarët

-Instant, Kryesore, Lajme



I keni parasysh ata të fortët e lagjeve që pasi dënden me raki dhe me qofte nxisin një sherr në lokal (kush jet ti ? pse më pe?) për të ikur pa paguar? Këtë strategji ka përdorur edhe Edi Rama mbrëmë në “Opinion” për të mos iu përgjigjur pyetjeve për aksionin shumë të diskutueshëm anti KÇK. Ai ka provokuar konflikt personal me gazetarët  për të mos ju përgjigjur pyetjeve të tyre. “A je esëll, mos ke thithur gjë” iu drejtua ai Artan Hoxhës duke aluduar se kishte ardhur në emision i droguar, pasi ai i foli për fotot e kryeministrit me kriminelë. ” Torrollis opinionin me budallallëqe, qenke tapë topi” e ofendoi Klodiana Lalën pasi kjo i foli për lidhjet e tij historike me krimin. “Ti je xheloz se unë do fitoj prapë dhe të vjen keq për Lulin” i tha Robert Rakipllarit i cili e kapi mat kur e pyeti nominalisht për miqtë e tij të cilët departamenti i shtetit i ka etiketuar si kriminelë. “Unë stë njof fare kush je…po ngri nivelin e bisedës..” iu tha Ervis Iliazajt.

Lexo më tej:

Pra më shumë se gjysmën e atyre dy orë e gjysëm bisedë kryeministri e shpenzoi me gër mërre me ata të cilët ishin aty për ti bërë pyetje.  Në vend që të jepte llogari dhe të shpjegonte para publikut të gjitha pikpyetjet që rëndojnë mbi operacionin e paragjykuar, selektiv, të vonuar dhe të dyshuar si njjë manovër të re për të mbajtur krimin nën frerët e rilindjes, Rama zgjodhi të bëjë rolin e atij që i kanë vënë përballë gazetarë të pa aftë me të cilët nuk duhet të bëjë bisedë.
Në fakt kjo alibi është një bllof. Askush nuk e beson se një manjak i sëmurë mediash si ai nuk e njihte një nga gazetarët që kishte përballë. Askush nuk e beson se ai nuk e dinte profilin e Klodiana Lalës. Askush se beson dyshimin se Artan Hoxhën që e ngriti në qiell në 21 janar, sot dyshon vërtet se merr drogë.

Rama e dinte shumë mirë se ku po shkonte. Ai prej kohësh i zgjedh gazetarët me të cilët përballet në studio. Ai e bojkotoi për dy vite me radhë emisionin e Ylli Rakipit, pasi ky i fundit i nxorri me fakte skandalet e vjedhjeve galopante. Ai ka mbu dy dekada që nuk guxon ti dalë përballë një prej kritikëve të tij Fatos Lubonjës. Pra ai ka monololin e debatit që do të zhvillojë.
Prandaj strategjia se dje u gjend papritur ndaj bashkëbiseduesve, injorantë, të papërgatitur, të politizuar apo të panjohur është një bllof që se beson askush. Rama shkoi i ndërgjegjshëm në “Opinion” për të provokuar zhurmën që prodhoi me të vetmin qëllim që të mbyste të vërtetën. Ata të vërtetë të frikshme që nuk e mbulon dot as me zyzet e asaj bjondinës së OFL dhe as me shoun e aksioneve sa për sy e faqe” lidhjen e tij të hershme me krimin.©Lapsi.al   

Sherret më të forta që kryeministi provokoi në “Opinion” 
 1/”Jeni esëll apo keni pirë gjë”?

Drejtuesi i emisionit Opinion e pyeti drejtpërdrejt kryeministrin për lirimin e Lulzim Berishës, i cili është në listën e OFL-së, teksa ky i fundit u lira me anë të një letre nga ish kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

“Është një letër ordinere që jepen me qindra e qindra kur ia kërkon shërbimi i provës. Kryetari i bashkisë mund të jap edhe një letër që ku thotë është hero. Këtu çështja është çfarë bën gjykata, çfarë bën prokuroria. Nuk kemi patur aleatë kundër krimbnin, por aleatë me krimin dhe kundër policisë”, tha Rama.

Edi Rama – Unë flas me fakte

Artan Hoxha – Po fakt është ajo

Edi Rama – Keni marrë ndonjë gjë sot apo jeni esëll

Artan Hoxha – Unë jam nga krahu tjetër

Klodiana Lala – Kryeministri ka ardhur…

Edi Rama – Po pusho moj pusho

(Edi Rama – Shhhhhhh…..)

Klodiana Lala – Kryeministri ka ardhur për të folur për këta personazhet e botës së krimit këtu, të cilët pjesa më e madhe e tyre janë liruar në kohën që zoti Rama vazhdon të jetë në pushtet. Lulzim Berisha është liruar me betimin e një prej anëtarëve të kryesisë të partisë socialiste.

Edi Rama – Po si stë vjen turp moj zonjë kam ardhur këtu të jap përgjigje jot ë dëgjoj broçkullat e tua

Klodiana Lala – Unë po të them fakte, ma kundërshto që nuk është liruar me bekimin e Vangjush Dakos dhe unë do të kërkoj falje publike

Edi Rama – Zonjë nuk kam ardhur të kundërshtoj ty, nuk kam ardhur të kundërshtoj ty, nuk kam ardhur të kërkoj falje ty, nuk kam ardhur të bëj debat me ty, kam ardhur të flas me publikun. Ju vini ktu dhe torolisni opinionin publik me budallallëqe

2/”Ti ke zili fitoret e PS”

Kryeministri Edi Rama edhe njëherë ka mbrojtur ish-kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Ai është pyetur drejpërdrejt nga Robert Rakipllari të cilit i ka thënë se është ziliqar për fitoret e PS dh do të duhet të durojë edhe një fitore tjetër

Fillimisht Rama ka refuzuar të përgjigjet duke thënë “Me këto do merremi ne??? Kemi ardhur për OFL-në tani”.

Pas insistimit të gazetarit Robert Rakipllari, kryeministri nisi të përgjigjej… Rama tha se Dakon e kishte mik dhe se nuk e përcakton Departamenti Amerikan i Shtetit se kë do të kishte mik.

Robert Rakipllari: Të të them një fakt…departamenti i shtetit sekretari i Departamentit të Shtetit ka nxjerrë dy emra nga Partia Socialiste, Vangjush Dako kryetar i Bashkisë së Durrësit është i përfshirë në korrupsion të madh ….

Edi Rama: Ish nuk është më…

Robert Rakipllari: Eshtë kryetar bashkie ai aty ishte në krahun tënd ai e pashë në krahun tënd kur shkove për tërmetin… Departamenti i Shtetit thotë ky zotëri është i përfshirë në korrupsion të madh, i ndalohet hyrja këtij zotërie dhe familjarëve të tij përjetësisht në SHBA ti e merr në krahë. Tom Doshi je i përfshirë në korrupsion të madh ti shkove bërë fushatën me të për Valdrin Pjetrin me një person tjetër përsëri që ra nga dekriminalizimi tani çfarë qëndrimi ke ti ndaj tyre, qëndrim etik , moral

Edi Rama: Vangjush Dako ka qenë është dhe do të jetë miku im që të jesh i qartë ti …nuk ma përcakton departamentit i shtetit mua kë kam mik e kë jo .Mua më përcakton morali im dhe bindja ime …edhe në burg të shkojë nesër do të jetë miku im, por me Vangjush Dakon ama nuk kam bërë kurrë …kurrë as më ka kërkuar as i kam kërkuar as kemi bashkëpunuar as kemi kukuar bashkëpunim të tjerëve, asnjë shkelje të ligjit të republikës të Shqipërisë asnjë….

3/”Kush je nuk të njoh”? 

Ervis Iliazaj – Me iniciativat e qeverisë barra e provës është e të akuzuarit jo e të të akuzuarve. Prandaj duhet edhe ta provoj zoti kryeministër. Kështu është se këtë filozofi po ndiqni

Edi Rama – Dëgjo këtu se dhe s’të njoh fare se kush je

Ervis Iliazaj – Unë skam ardhur për ty po kam ardhur se më ka ftuar Fevziu

Edi Rama – Kisha shpresë se do ishe ndonjë i mënçur. Barra e provës i kalon të akuzuarit kur bëhet fjalë për mafioz, për terrorist

Ervis Iliazaj – Është bërë si filozofi qeverisëse

Edi Rama – Ku i gjen këta mo? Ku i gjen këta mo. Do e ngresh nivelin ti apo jo

Ervis Iliazaj – Nivelin tim nuk e certifikon dot ti

Edi Rama – Cila filozofi qeverisëse

Ervis Iliazaj – Nivelin tim nuk e certifikon ti se ma kanë certifikuar profesorë me mjekër derti te gjuri, madje më të gjatë edhe se tënden.



32 Comments

  1. Sikur Aneta ta kishte pasur shpellen e blinduar atëbotë, tani nuk do rrinim te benim filozofi me drogaxhinj…….!

  2. PSE EDI RAMA NUK E SULMON MERO GELBAZEN ,KUR JA PUBLIKOJ ATE DOSJEN E KRISTAQ RAMES -Se ESHTE ZAGAR I TREDHUR I TIJ thotë:

    EDI RAMA KURR NUK E SULMON MERO GELBAZA KELLIRA ,SOKOL BALLEN ,CARLO BOLINO SE KAN BERE ZAGAR TE TIJ ,

  3. Feziu mbrem ishte vete zhurmuesi kjo loj e pist ne kurriz te popullit por nesen fezi do jene ne kurrizin tend mbaje mend do rondoj mbi kurrizin tend sa do ekonomi te kesh apo lek te fituara ne strazburg keta PRA NEOKOMUNISTET TI MARRIN CIC JA MOREN GJYSHERVE TE TU NE VETET 1944-1990. MOS HARRO KETA QIMEN E NDERROJNE POR JO HUJN

  4. Per fat te keq gazetaret qe kishte perballe jane capacule. Te vetmit qe e cmontojne Ramen edhe para syve te hajvaneve apo te vonuarve qe e besojne ende, jane Lubonja, Bushati dhe Bejtja. Lubonja edhe i vetem mbaron pune me te.

    1. Per hir te se vertetes me gjiganti ngelet Ylli Rakipi . Ai ja heq trurin (nese ka akoma) te gjatit tone . Ndoshta nuk ishin ne lartesine qe prisnim , por edhe keta gazetar nuk eshte se ishin keq . Edhe nje i sapo dipllomuar e kap mat kete klloun dhe jo per aftesine e tij por sepse kete ngado ta zeshe te ngelet ne dore . Ky eshte i kalbur kembe e koke .

  5. hahahaha,pse karzetare i quani ju keta enuket e djeshem.Keta mjerane sdine ta fshehin urrejtjen,sdine te bejne pyetje te sofistikuara,jane thjeshte loqe qe shesin ndonje informacion ,bejne ndonje presion e vene ndonje gjobe.Keta e kishin lidhur prizen ne bythe me komanin dhe skishte burre nene ti nderpriste ne idiotesine e tyre

  6. Ju shpellkare ne raste te tjera po keto gazekare cfare nuk thoni ne adrese te tyre,mbreme kur keto fjale ja u thote njeriu me i sulmuar ne keto 20 vjet ketyre gazekareve ju lakuriqet kineze mereni me ramen qe e verteta eshte se ai mori nje reklame te fuqishme mbreme i ndihmuar dhe nga fefzo

  7. Pasi pranoi se Dakon e kishte pasur mik , e ka dhe do ta ketë, i Gjati pyll e mendjen fyell, vërtetoi me zë dhe figurë se ai i do kriminelët , bashkëpunon me ta, sepse kushdo e di, me përjashtim të këtij megalomani, që çdo qeveritar vlerësohet nga njerëzit që mban afër, që i vë në pozita pune të larta rreth vetes. Si i gjithëditur pa mend, ky nuk e di se çdo fjalë që thotë e tradhëton, çdo veprim e batutë e kthyer në ligj si gallatë, s’janë gjë tjetër veçse tradhëti kombëtare. Ai nuk mund të bindin askënd se u takuaka e bëka fotografi me kriminelë kudo e kurdo sipas dëshirës së atyre, kur policia dhe sigurimi e ruan dhe ia ndalon që të afrohet me ta. Kjo tregon edhe një herë se ai u ka thënë atyre që e ruajnë se këta që duan të takohen me mua, të bëjnë ndonjë selfie, vërtetë janë kriminelë, por janë miqtë tanë më të shtrënjtë, sepse falë këtyre , ne erdhëm në pushtet dhe po e mbajmë atë. Ndryshe , jemi të mbaruar.

  8. I eshte bere zakon te ngrej edhe gishtin e mesit !!!! me siguri e ka per ata qe e meritojne se Klodi nuk e meritonte mbrem dhe gjithmon

  9. O ju lakuriqet e salihut dhe shpellkaret e lulzimes bashke me keto gazekaret e fefzos pse nuk keni folur per aferat e jamarber malltezit salihut dhe lulzimes per lejen e ndertimit te ish kompleksi partizani ku nga fusha futbolli jamarberi ndertoje pallate me vlere 20 milion euro ku i gjeti ky pederasti i salihut keto para dhe na del dhe bene moral ky kelyshi salihut,ky o lakuriqet kinez nuk quhet krim,por per keto nuk flisni ju se salihu ju qeron dhe as varr nuk keni,ju te lapsit as lajm nuk beni per kete afere korruptive 20 milionshe euro

  10. Kam komentuar gjithmone kunder EDRames por mbreme ata 3 gazetaret pervec Rakipllarit qe me raste e kalonte pragun, dukeshin si qente e terbuar te yshtyr me ndonje premtim a te paguar nga “banda” e prokuroreve, gjyqtateve dhe oficereve te Policise Gjyqesore qe kane marre fshesen ne bythe ose qe e dine se do e marrin. Shpesh keta 3 gazetare me ngjajten si me katnaret qe kam pare ndonjehere! Ndersa zoti Kryeminister te behet burre dhe te leshoje zgjedhjet e 2021 se e dime qe je i zoti prape per marifete por hap rruge mor burre se kaq cikel qe bere eshte normale dhe ha pi gezo ato qe ke marre boll me kaq mos na streso me shume!

  11. Rama doli ne video lakuriq ne plazh me manall ne dore dhe populli I Tiranes e votoi per Kryetar .
    Asgje te re NUK prodhoi Fevziu,me ca gazetare pa bythe dhe langaraqe qe benin llafazanin e lagjes..

    Rama ka nje mandat,hiqjani Po qete te zot,lerini pordhet Votoni Bashen qe merret me domate dhe vezet .
    Me keta laskuriqe Rama e shtyn edhe 10 vjet,Rama dhjet dhe Ju e Hani.

  12. Fajin e ka “Saliu”, fajin e ka “Luli”, fajin e kanë këta gazetarët …………????
    Po ky që ka 7 vjet që ju ka vjedhur lopën e pushtetit e që e mjel çdo ditë për tu majmur vetë, nuk paska asnjë faj ?

  13. se mos ka shar gazetar,ka shar krymbat e qenefit dhe kazabit te btij si veziun,bushatin,mentor kikin,tj qe bejn se gjoja jan gazetar por jan gaz e kar i rames,mos te flas per mutet sokol balla,anila hogja,mero baze,mut nano,artan hogja,ylli rakipi,eni vasili,rudina gjungla etj.

  14. Pse nuk pranoni nje te vertete,Rama po ju godet me armen tuaj.Gazetare jane sipas jush;Bushati,Lubonja Shkullaku,ajo Klodiana , Hoxha,Rakipllari,Fevziu,Bejta e te tjere si keta.KU keni pare ju qe pyetja qe i behet Kryeministrit te zgjase dhjete pesembdhjete minuta.Po ju edhe kur nuk eshte prezent kryeministri sa nuk rrahi mes veti dhe flisni nga tre kater pernjehere sa nuk kuptohet asgje ma zi se ne mulli.E dyta ju kur keni perballe Ramen beni gara cili po akuzon deri ne ofendime me shume per tu lavduar se sa te zotet jeni.Aq larg shkoni sa nuk dihet a jeni aty per te pyetur apo per te mbajte fjalime dhe per te shite mend sa te zotet jeni.Rama pastaj luan me injorancen dhe prepotencen tuaj.Besoni se shumica apsolute e audiences mbeshtete Ramen sepse na keni lodhur nuk prani mesa qakalla e mullirit Rama eshte superior ne cdo aspekt me kesi injorantesh si juDUhet te pergaditeni pyetjet te shkurta dhe ekzakte e jo te shisni pordhe te ftofta se po te ishit ju aq te zgjuar nuk do luante Rama ko.. me ju sa here te doje.

  15. Me nje kryeminister superintelegjent si Ramen duhet pergaditje e gjate para intervistes e jo derdellisje e perseritje papagalleske.Ju nuk jeni aty per te te shitur mend o gamare por perte bere pyetje,vetem kete ju nuk dini si behet.

  16. Po c’gazetare me c’gazetare? Nuk respektojne as etiken elementare njerezore e lere ate profesionale. Duke fillu nga nga ai qerosi me stap ne dore e deri te ajo turikali qe si pushote goja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *