• |
ide | kryesore

Sjellje raciste: Cagliari përjashton përjetë tre tifozë

Sport



Nuk do të mund të hyjnë kurrë në “Sardegna Arena” tre tifozë të Cagliari, të cilësuar përgjegjës sepse kanë adresuar ndaj lojtarëve kundërshtarë sulme raciste gjatë zhvillimit të kampionatit. Është vendimi i bujshëm i marrë nga klubi i presidentit Giulini, që ka vendosur të largojë për gjithmonë nga stadiumi tre persona të identifikuar falë edhe punës hetuese të forcave të sigurisë dhe të personelit të vendosur për sigurinë e brendshme të “Sardegna Arena”.

LIGA APROVON – “Urime Cagliari dhe presidentit Giulini që i kanë dhënë rrugë ndjekjes me aksione konkrete për sa i përket temës së luftës ndaj racizmit”. Presidenti i Ligës së Serisë A ka komentuar kështu iniciativën e klubit sard. “Kjo është rruga për t’u ndjekur – ka vazhduar Presidenti Paolo Dal Pino – për të larguar për gjithmonë sjelljet joqytetare nga stadiumet tona. Do të jetë e domosdoshme që ndërhyrjet e këtyre subjekteve të jenë të shpërndara në të gjitha stadiumet tona të Serisë A”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *