• |
ide | kryesore

Video/ ‘Muri i verdhë’ e Haaland shtypin Eintracht Frankfurt: Dortmund i dyti

Sport, Video



Borussia Dortmund lë pas shpine humbjen me Bayer Leverkusen e merr përpara 4-0 Eintracht Francfurt, duke i dhënë një mesazh të rëndësishëm Bayern Mynih kryesues e Leipzig, që e ka arritur në vendin e dytë. Avantazhi është shënuar në minutën e 33′ nga Piszczek, pastaj në pjesën e dytë verdhezinjtë janë impresionues: në të 50′ shënon Sancho, në të 74′ Guerreiro, por midis është goli i Haaland, që arrin kështu në kuotën 8 gola në 5 prezenca në Bundesligë. Frankfurt ishte i dorëzuar, ndoshta që kur pa koreografinë spektakolare të tifozëve të Dortmund, që ngritën murin e verdhë në stadium me tifozët dhe më pas në fushë me lojtarët…

Borussia Dortmund ngre zërin e jepo mesazhin e qartë pretendentëve për titullin kampion të Gjermanisë: ai i Leverkusen ishte thjesht një gabim rruge. Verdhezinjtë kthehen të fluturojnë në Signal Iduna Park, ku kthehet sërisht tek goli edhe Erling Haaland, që mbërriti në kuotën 8 gola në 5 prezenca në Bundesligë (e vetmja ndeshje pa gol është ajo në fushën e Bayer). Trasferta në Vestfalia për Eintracht Francfurt përfundon me një pasiv 4-0, e mbi të gjitha me një simfoni autentike të Borussia, dominuese nga minuta e parë e tani -1 nga Bayern Mynih kryesues e me pikë të barabarta me Leipzig në vendin e dytë.

https://www.youtube.com/watch?v=cBz74NXS8l0



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *