• |
ide | kryesore

Vrasja e dy vëllezërve shqiptarë për 6kg kokainë, kapet një i dyshuar në Hollandë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia holandeze thotë se ka arrestuar një shqiptar 30-vjeçar, që mund të ketë lidhje me një masakër të ndodhur pesë vite më parë në Roterdam.

Gazeta holandeze AD shkruan se bëhet fjalë për ngjarjen e rëndë të 15 janarit 2015, kur u vranë dy vëllezër shqiptar, 25 dhe 29 vjeç. Në atë kohë u tha se viktimat janë Levi dhe Lenci Tola nga Elbasani.

AD shkruan se i arrestuari mendohet se është shoferi që dërgoi të dyshuarit te vendi i krimit, ku ndodhi masakra me qindra plumba nga armë automatike. Gazeta shkruan se gjithçka ndodhi pasi negociatat për 6 kg kokainë nuk shkuan siç duhet.

Pas masakrës, policia arrestoi një 28-vjeçar shqiptar dhe ai u dënua me 20 vite burg. Por më vonë u shpall i pafajshëm për vrasjet dhe u dënua vetëm për armëmbajtje pa leje dhe posedim droge.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *