• |
ide | kryesore

Çpo ndodh mes Tunës dhe Patris Berishës

Paparazzi, Slider



Në morinë e të gjitha spekulimeve për ndarje mes Tuna Sejdiut dhe Patris Berishës, një tjetër detaj ka tërhequr vëmendjen tonë.Çifti nuk ka bërë asnjë postim ose urim publik për Shën Valentin. Tuna ka qenë aktive në Instagram ku ka publikuar disa këngë të kolegëve të saj Mozzik dhe Dafina Zeqiri për t’i mbështetur.Ndërkohë që Patrisi ka treguar se e ka kaluar Shën Valentinin me të birin, Tian, me të cilin ka publikuar një video të ëmbël.

Thashethemet për ndarje nisën që shtatorin e kaluar kur këngëtarja shkoi për pushime pa Patrisin dhe pa të birin Tian.Por jo vetëm kaq, pak javë më parë u vu re se Tuna ka hequr nga Instagram-i mbiemrin  Patrisit dhe ka vetëm emrin e saj.

Dyshimet u shtuan edhe më shumë kur Tuna shkoi sërish me pushime me djalin në janar, ndërsa Patrisi nuk ishte me ta.Pas gjithë këtyre theshethemeve dhe dyshimeve të përhapura në media, dyshja nuk ka bërë asgjë për të thënë se “po” janë bashkë.Megjithatë këto lajme mbeten në kuadër të aludimeve, derisa ata të tregojnë se çfarë po ndodh me marrëdhënien e tyre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ???? (@tunasejdi) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *