• |
ide | kryesore

Dafina dhe Dj Geek festuan sëbashku Shën Valentinin

Paparazzi, Slider



Në muajin qershor të vitit që lamë pas, “Iconstyle.al” zbuloi se këngëtarja Dafina Zeqiri kishte nisur një lidhje dashurie me Dj Geek. Madje, Dafina e konfirmoi vetë romancën e saj me një postim në InstaStory, duke shuar të gjitha dyshimet se ata ishin bashkë. Por tashmë dyshja nuk i fsheh më ndjenjat. Pasi Dafina publikoi videot ku shfaqej duke u përkëdhelur me Dj Geek, së fundi janë publikuar disa foto të reja. Këtë herë është vetë Dj-i ai i cili ka publikuar fotot romantike duke u puthur me këngëtaren. Në një foto të dytë, Dafina shfaqet duke i dhuruar një puthje partnerit, ndërkohë që ai e mban në krahë! Fotot janë realizuar gjatë xhirimeve të klipit të ri, por janë publikuar gjatë Shën Valentinit. Më 12 shkurt u publikua projekti i ri i Dafina Zeqirit i titulluar “Merri krejt”, ku ajo shfaqej me një look tepër të veçantë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *