• |
ide | kryesore

Egla Harxhi rrëfen nëse i mungon mardhënia treshe pas ndarjes

Paparazzi, Slider



Egla Harxhi ka folur për jetën e saj private pasi i dha fund marrëdhënies treshe dhe u nda nga Alexandre de Basseville.E ftuar në emisionin “Pop Culture”, ajo ka zbuluar se tani është një nënë beqare, duke i dhënë njëherë e mirë fund marrëdhënies së saj.Moderatorja Dojna Mema e ka pyetur nëse do t’i rikthehej një marrëdhënieje treshe, për të cilën Egla ka vendosur të flasë pa doreza dhe t’u japë fund të gjitha aludimeve.

“Sot kam përshtypjen që nuk do t’i rikthehesha asnjëlloj raporti, shoqja ime e ngushtë para pak kohësh më tha: O zemra nuk ka mundësi, ne përpiqemi të mbajmë atë imazhin e drejtë dhe ti nga ajo që je shfaqur je komplet e kundërta në realitet dhe në fakt unë jam komplet e kundërta e asaj që është transmetuar në televizion nuk kam lidhje fare”, ka thënë Egla duke hedhur gjithçka poshtë.

Më tej, Egla ka rrëfyer se nuk ka një partner të ri në krah dhe në rrugën që është nisur nuk do të ketë një partner, pasi është tepër aseksuale:

“Në princip jam një person shumë aseksual, që të më interesojë diçka duhet të luajë shumë me lojën e mendjes. Imazhet që promovohen sot dhe idetë që krijohen sot për seksin dhe marrëdhëniet janë komplet virtuale. Ajo që sheh ti e merr për të mirëqenë në fakt nuk është fare ashtu. Imazhi është një mashtrim i madh”, ka përfunduar ajo.

Një person aseksual është një person të cilit i mungon dëshira për marrëdhënie intime dhe nuk ndjen tërheqje seksuale ndaj të tjerëve.Lidhja e ish-miss Shqipërisë, Egla Harxhi me Alesian dhe Ale de Basseville ishte një ndër më të përfolurat në mediat shqiptare. Treshja thyen tabunë duke deklaruar se do të bëheshin një familje e madhe pas lindjes së djalit Luxifer, i cili me sa dukej do të kishte jo një, por dy nëna dhe një baba.Por pak kohë pas lindjes, na ra në sy mungesa e fotove të Eglës me partneren e saj Alesian. Ato madje as nuk e ndiqnin njëra-tjetrën në rrjetet sociale. Në një intervistë të dhënë më pas, Egla deklaroi se marrëdhënia kishte marrë fund.Të ketë qenë vetëm një mashtrim ajo puna e marrëdhënies treshe? Këtë do e zbulojmë sot në “Pop Culture”.



2 Comments

  1. E çfarë pret:
    – Emri i femijes “Luxifer” ??!!
    – Marrdhënie treshe ??!!
    – Thyerja e “tabuve” ??!!
    – Mungesa e terheqjes ndjesore ndaj të tjereve ??!!

    Jo vetem qe keto janë gjëra te felliqura, por këta persona kanë edhe probleme të thella psiqike.
    Ato “tabutë” jane ato që mbajnë njerëzimin në këmbë. Shumë turp edhe për këtë portal që i jep hapësirë këtyre njerëzve te mangët.

  2. Po pse- ZOTI-po e ndeshkon njerzimin?Nga keto maskaralleqe ,pislleqeve te disa qenjeve njerezore te cilet mundohen te sfidojne ligjet e tij duke i quajtur veprimet e tyre monstruoze si -te drejtat e i ndividit-.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *