• |
ide | kryesore

Fevziu ndeshet me Sokol Ballën, për majën e kullës së sahatit në Tiranë

-Instant, Lajme

Sokol Balla dhe Blendi Fevziu nuk kanë rivalitet vetëm për numrin e udhëtimeve nëpër botë ashtu sikurse i përshkruajnë rubrikat humoristike të shtypit, apo për audiencën e emisioneve të tyre katër herë në javë, por edhe për mënyrën se si bëjnë promovimin e asaj që do të shfaqin në ekran.


Prej disa ditësh drejtuesi i “Opinion” publikon foto dhe video në rrjetet sociale me pamje nga kryeqyteti. Vetëm në fund u morr vesh se ai po përgatiste një dokumentar për 100 vjetorin e Tiranës të cilin do ta shfaqë të hënën në mbrëmje.


Nuk vonoi shumë dhe të njëjtën gjë shpalli edhe Sokol Balla. Madje edhe ai se të njëjtën ditë (me diferencë një orë, Real story fillon në 21 00 ndërsa Opinion në 22 10) do të shfaqte një emission për shekullin që kryeqyteti ka lënë pas.

Por koincidencat nuk përfundojnë këtu. Të dy kanë vendosur të bëjnë promovimin e shout të tyre, duke u ngjitur në kullën e madhe të sahatit në cep të sheshit Skënderbej. E vetmja diferencë është se Fevziu hypi i pari dhe u fiksua në kamera ditën, ndërsa Sokol Balla e bëri këtë në mbrëmje madje duke marrë edhe Lali Erin me vete aty lart.

©Lapsi.al

13 Comments

  1. Mire do ishte qe te dy keta gazetare te njohur , te na benin nga nje emision per shkaterrimin qe po i behet kryeqytetit nga lejet per pallate vend e pa vend.
    Gjashte betoniere sot paradite te rruga e kosovareve nga te dyja anet, e pamundur te kaloje, masaker urbane. Duket qarte qe edhe opozita eshte pjese dhe ortake e kesaj masakre pasi nuk reagon fare.

  2. Lavazh truri . Pse ju mendoni se keta tip analistesh interesohen per ne? Keta promovojne here njeren klase e here tjetren . Keta jane shtojca partishe per interesa te tyre . Emisionet e tyre jane vatra per lavazh truri . Keta jane fajtor njesoj sa politika per gjendjen ku ndodhemi .

  3. ME BEFASON SE SOKOL BOLJA -SKYPE-jaNUK E KA MAR EDHE YMER GELBAZEN KELLIRA ,SE KETA JAN ZAGARET KRYESOR TE TREDHUR NGA EDI RAMA

  4. Ndryshimi është se Fevziu është i angazhuar vetë si kronist historik, kurse Balla vazhdon të pasqyrojë historinë në dritën e partisë (së punës) sot partia sociaiste, e për këtë ka thirrur në ndihmë “historianin” e famshëm Lali Erin.

  5. Nuk me pelein tè 2 emisjonet e tyre me shum bejen qoka me programet e tyre .pro Fejziu qenderon shum Lart Palla bythe lepires i rilindjes

      1. Kurse ti o byrazer, Zoti të paska ndruar vendin e trurit, nga koka që ke mbi supe, në kokën e vogël që ke “nën brez”

  6. i kujtoj balles te shkoje ne shkolle me pare te mesoje te flase d he pastoj te beje emisione historike ky eshte trap fare

  7. Ja keta jane shpellkaret e lakuriqet e shekullit te ri,qe meren me te tjeret,sikur punet e tyre i kane vene ne terezi,mos hani fara dhe komentoni gjithe diten brockulla por beni ndonje gje ne kete jete o qoorra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu