• |
ide | kryesore

Guidë/ 10 vende të pakonkurueshme në Tiranë sipas Zhaklin Lekatarit

F1, Stil

Tirana ka një filtër plot ngjyra parë me sytë e Zhaklin Lekatarit. Në zemër të kryeqytetit, aty ku ajo vetë ka lindur, apo në vendet e “arratisjeve” të shpejta, nga 10 sugjerimet e saj, zbuluam gjëra shumë interesante. Mbi të gjitha, kuptuam sa sinqerisht e dashuron Zhaku këtë qytet dhe sa të prekshme e bën ajo këtë ndjenjë, kur i kërkohet të sugjerojë 10 vende në Tiranë.

Kafe: 

Dita ime nis mjaf herët në mëngjes dhe për këtë arsye kam hequr dorë  nga rituali i pirjes së kafes me qetësi, por kjo nuk do të thotë që nuk kam një vend të preferuar. Ai është “My Way”, një lokal prej druri, i thjeshtë dhe me një oborr të vogël, i cili shpesh herë shndërrohet në zyrën time virtuale. Kafja e shijshme, qetësia dhe macja e lokalit, më bëjnë të ndihem si në shtëpi.

Zhaklin Lekatari

Pikë referimi: 

Zona e Bllokut është pika ime e referimit. Ndoshta sepse kam lindur dhe banoj aty, apo ndoshta sepse çdo risi ndodh gjithmonë në bllok, ose sepse është zona më urbane dhe më lehtë e identifikueshme; rrugicat e bllokut, sidomos të dielën në mëngjës, më japin një ndjesi të bukur, sikur po shijoj jetën në maksimum.

Blloku, foto nga IntoAlbania

Vend i rastësishëm:

Dajti është vend i rastësishëm për mua.  Koha e pamjaftueshme, por dhe dyndja në ditët e pushimit bëjnë që të qëndroj larg malit të Tiranës, të cilin e vizitoj në situata të pazakonta.

Mali i Dajtit, Tiranë. Burimi: boomsbeat.com

Vend për një drekë të shpejtë:

“Gjelbër” është vendi perfekt për një drekë të shpejtë. Sidomos për ata që si unë, adhurojnë kombinimet e shëndetshme vegjetariane dhe vegane. Budda Bowl dhe kafja me qumësht bajameje janë një must.

Gjelb♪7r, Tiranë. Burimi Web Library

Pjata e preferuar:

Me shumë vështirësi mund të veçoj një pjatë të preferuar, sepse ndonëse gatimi nuk është pika ime e fortë, shijimi i ushqimit është. Sidomos të shijeve të reja dhe moderne apo kombinimeve të çuditshme. Megjithatë, për një ushqim të shpejtë gjatë çasteve të urisë, zgjedh orizin me tartuf nga Mystic.

Restorant Mystic, burimi Web Library

Aperitiv:

Duke qënë një italofile padyshim që aperitivi apo aperi-darka është një moment i rëndësishëm të cilin do e praktikoja përditë. Vendi i preferuar për aperitiv është “Tribeca Bar”. I vogël, buzë rrugës sikur je në New York, me stilin e qëndrueshëm prej disa vitesh, dhe me një gamë të pasur pijesh dhe kokteilesh.

Kënaqësi e veçantë:

Liqeni i Tiranës. E adhuroj liqenin dhe faktin që tashmë mund të përshkohet i gjithi, me biçiklete, ecje apo dhe vrap të lehtë. Gjatë stinës së pranverës dhe vjeshtës, shëtitjet apo qëndrimet e mengjësit të bëjnë ta duash më shumë jetën.

Zhaklin ekatari

Vendi i kulturës:

 Vendi i kulturës për mua janë shtëpia ime apo shtëpitë e miqve, ku kaloj kohën time të lirë, duke parë filma, duke diskutuar për libra ose për aktualitet. Trajnimet apo takimet me persona që ndikojnë në zhvillimin tim intelektual janë vendet e kulturës që nuk dua të ndryshojnë apo të ndaj me të tjerë.

Restorant për darkë:

Luga e Argjendtë“, një “tavernë” shqiptare me ushqim gourmet. Kombinimet, aftësitë dhe fantazia e Dhuratës të bëjnë të lëpish gishtat dhe t’i thuash lamtumirë perizës.  Pjatancat e Lugës janë të shijshme dhe të bukura, sa e ke të domosdoshme të kthehesh në një blogere ushqimi dhe ta fotografosh atë,  para së të zhduket.

Bar/Klub:

Radio Bar“, tashmë prej më shumë se një dekade, është vendi unik, ku muzika e mirë, ambjenti, pijet, stafi dhe shoqëria e këndshme bëhen bashkë. Atmosfera retro, fytyrat e njohura dhe familjare, ngjyrat e shumta, e shkuara dhe e ardhmja shqiptare, gërshetohen aq bukur sa këmbët të çojnë vetë aty.

Nga: IntoAlbania

6 Comments

  1. Paske harru’ PPP-ne dhe leket e zyres ku te punon babi, ose dashnori, qe te pish kafe e qete me macen e lokalit….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu