• |
ide | kryesore

Ironi për Klopp, cinizëm për Guardiolën: shqetësimet për Sarrin vijnë nga Anglia

Sport



Pas humbjen në Verona, Juventus rinis në kampionat duke pritur Brescia. Ne klasifikim gjithcka është e barabartë me Inter e një pikë mbi Lazio, situatë që nuk i lejon tolerancë gabimi Maurizio Sarri: “Të luftosh deri në fund për titullin është stimuluese, duhet të gjejmë stimuj të rinj nga kjo situatë”, shprehet tekniku që ndërkohë shpreh bindjen se bardhezinjtë duhet të përmirësohen: “Duhet të jemi më agresivë dhe të eleminojmë momentet tona të pasivitetit”.

Por nëse Brescia është një kundërshtar që mbërrin me modesti në Torino, shqetësimet për teknikun vijnë nga ishulli. Në Angli Liverpool është kërcënimi kryesor për Champions e Guardiola për pankinën. Sarri megjithatë është përgjigjur në mënyrën e tij, duke filluar nga gjermani që citoi Juventus si favorite për Champions për shkak të organikës: “Edhe Liverpool do të thosha nuk ka një organikë të keqe. Jurgen po heq ca presion nga vetja në Champions”.

Por nëse Liverpool është kundërshtar hipotetik, gjendja e Manchester City, pas dënimit për dy vjet jashtë Champions, mund ti sjellë tek dera shumë shpejt Pep Guardiolan, gjithnjë nëse spanjolli nuk vendos të qendrojë tek City pa Champions: “Unë do ta bëja – tha Sarri në konferencë për shtyp -, vitin e kaluar shkova tek Chelsea edhe pse nuk ishte në Champions. Nuk e konsideroj diskriminuese. Pastaj të shohim cfarë do të ndodhë me Manchester City, nuk mendoj se është vendim përfundimtar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *