• |
ide | kryesore

“Kampionati nuk mbaron nesër” Egbo e kalon ndalesën e parë me filozofi

Sport



Fitorja e 10 radhazi mbeti në dëshira. Tirana nuk shkoi dot më shumë se barazimi 1-1 përballë Skënderbeut, madje rrezikoi shumë të dilte e mundur nga përballja me korcarët. Emanuel Egbo, tekniku bardheblu, nuk shqetësohet për prishjen e magjisë që e cuan formacionn bardheblu në një rrugëtim fantastik drejt kreut, duke e marrë situatën me filozofi, edhe nëse Kukësi del fitues në Ballsh të dielën: “Nuk bëj tifo për Bylisin – shpjegoi nigeriani -, janë një ekip që japin maksimumin në fushë dhe nuk dorëzohen lehtë, e di që ata nuk tolerojnë. Nuk mbaron gjithçka me rezultatet e nesërme. Do e shoh ndeshjen me qetësi, ka edhe 14 javë deri në fund të kampionatit”.

Për Tiranën mund të ishte një shans i mirë parakalimi, duke qenë se ndër tre skuadrat e para ishte e vetmja që luante përpara publikut të shtëpisë, por tani jo vetëm rrezikon të shohë Kukësin ti largohet, por edhe Partizanin ti vijë pranë: “Nuk ka rëndësi kush na afrohet apo kush na largohet. Unë do të shikoj vetëm ekipin tim, dhe ndeshjen e radhës” komentoi Egbo.

Egbo është nga ata trajnerë që nuk kapen me individin dhe kundër Skënderbeut nigeriani doli sërisht në mbrojtje të skuadrës, por mes fjalëve një kritikë për Michael Ngo’o është: “Ngo’o është shtatlartë dhe menduam se do na bënte punë në sulm, por nuk ishte në ditën e tij më të mirë. Nuk mendoj se ishte gabim që zëvendësimet nuk i bëra më shpejt”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *