• |
ide | kryesore

Ndan pankinën me Rakitic e Vidal: Manaj shqiptari i katërt i La Liga

Sport



Barcelona do të zbresë në fushë kundër Getafe në Kamp Noë dhe në radhët e katalanasve është edhe Rey Manaj, sulmuesi i përfaqësueses së Shqipërisë, në pankinën e parë në La Liga. Nga firma me Barcelona B, në grumbullimin e parë me Setien, kanë kaluar shumë pak kohë, por shqiptari tani figuron në të përzgjedhurit e teknikut katalanas, i gatshëm të kapë rastin e tij nëse thirret në cështje.

Manaj është i vetmi sulmues i Barcelonës në pankinë dhe me Lionel Messi, Antoine Griezmann dhe Ansu Fati në fushë, është zgjedhja e vetme në rast se Setien do të vendosë të bëjë dicka më shumë në kundër Getafe. Sigurisht është vështirë që tekniku blaugrana të privohet nga ndonjë prej yjeve të tij gjatë ndeshjes, por asnjëherë nuk i dihet.

Ndërkohë, Manaj ndan pankinën me dy yje ndërkombëtarë të futbollit si nënkampioni i botës Rakitic dhe kiliani Arturo Vidal. Manaj bëhet kështu shqiptari i katërt që përfaqësohet në La Liga, pas Valdet Ramës (31 ndeshje 1 gol me Real Valladolid) Keidi Bares (0 ndeshje me Atletico Madrid) dhe Armando Sadikut (6 ndeshje asnjë gol me Levante).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *