• |
ide | kryesore

Përplasja mes bandave në Elbasan, merret i pandehur Suel Çela

Lajme, Të fundit
Suel Çela



Prokuroria e Elbasanit ka marrë të pandehur dhe ka dërguar për gjykim Suel Çelën dhe Endri Copjen të akuzuar për një ngjarje të rëndë të ndodhur në vitin 2013.

Ndërkohë ndaj Çelës është vendosur nga gjykata masa  e sigurisë “Arrest me Burg” në  mungesë, pasi ai akoma ndodhet në arrati.

Procedimi penal është bërë për ngjarjen e datës 23.04.2013 ku është qëlluar me armë zjarri dhe është plagosur shtetasi Bledar Karaj.

Pas rifillimit të çështjes së pezulluar me datë 27.08.2018 ky procedim është hetuar nga Prokuroria Elbasan me bashkepunim me policinë gjyqesore pranë drejtorisë task force në Drejtorine e Përgjithshme të Policisë së shtetit dhe në përfundim të hetimit, janë marrë të pandehur dhe janë derguar për gjykim shtetasit Marjus Lulaj alias (Suel Çela) dhe Endri Copja.

Mbi të  pandehurit rëndojnë akuzat për Heqje të paligjshme te lirise ne bashkepumin dhe mbajtje pa leje e armeve luftarake parashikuar nga nenet 110/2 e 278 te k.penal dhe Endri Copja per vepren penale te heqjes se paligjshme te lirise ne bashkepunim parashikuar nga neni 110/2 I k.penal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *