• |
ide | kryesore

Priten shumë largime nga Manchester City, Pep Guardiola gati të qëndrojë

Sport



I shqetësuar për situatën që është krijuar, por gati për të qënruar te Manchester City. Sipas burimeve të ESP afër trajnerit spanjoll, ky është mendimi i Pep Guardiola, pas vendimit të Uefa-s që përjashtoi Qytetarët nga kupat europiane për dy vjet për shkelje të Fair Play financiar. Ish-trajneri i Barcelonës ishte në dijeni të skualifikimit që ndodhi dhe shfaqet i gatshëm të qëndrojë në pritje të apelit që klubi anglez po përgatit.

Sidoqoftë, Guardiola është i vetëdijshëm që disa lojtarë mund të kërkojnë të largohen para perspektivës për të mos marrë pjesë në Ligën e Kampionëve për dy sezone. Kjo situatë i mban në gatishmëri të gjitha klubet elitare europiane, të cilat mund të përfitojnë nga gjendja e Qytetarëve. Dhe mes tyre padyshim nuk mungon Juventus, i cili prej kohësh ndjek gjurmët e trajnerit spanjoll…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *