• |
ide | kryesore

Sekretari Pompeo dhe Ambasadori Grenell refuzojnë ta takojnë Kryeministrin Albin Kurti

Lajme, Të fundit



Me deklaratat e tij të fundit për dy marrëveshjet e arritura me Serbinë, me insistimin e tij për tarifa ose reciprocitet, Kryeministri Kurti është futur në një kurs të konfrontimit direkt me SHBA’në. Burime  të Gazetës Express nga konferenca e mbajtur në Munich tregojnë për mënyrën se si dyert e Kurtit u mbyllën nga aleati kryesor i Kosovës. Pompeo dhe Grenell refuzuan ta takojnë. Për më tepër, burimet thanë se asnjë zyrtar i lartë amerikan nuk do të takohet me Kurtin pa e hequr tarifën për mallrat serbe.

Leonard Kerquki

Albin Kurti realizoi dje një performacë të bukur në Aeroportin e Prishtinës, kur udhëtoi për Munich me “economy class” apo kur e la në Sllatinë eskortën policore që e shoqëronte.

Por, në Munich, duket se nuk i kanë ecur gjërat ashtu siç ka dëshiruar. Sidmos jo me dy amerikanët e fuqishëm që gjenden atje, Mike Pompeo, sekretar amerikan i shtetit, dhe Richard Grenell, ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani.

Përderisa Kryeministri Kurti dhe Shefi i Diplomacisë Konjufca endeshin nëpër aeroporte, Presidenti Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuqiç, u shfaqën në ceremoninë e nënshkrimit të dy marrëveshjeve të radhës, nën ndërmjetësimin e Ambasadorit Grenell.

Formalisht, nga Qeveria aty ishin dy shërbyes civilë të Ministrisë së Infrastrukturës.

Dhe Albin Kurti duket se nuk dinte asgjë për këtë marrëveshje.

Ai heshti deri në mbrëmje, por në Konferencën e Sigurisë në Munich, ai i kundërshtoi ato, kurse publikisht këtë e bëri në mbrëmje përmes një postimi në Facebook dhe me gjuhë të kujdesshme, deri diku.

“Sot në Munich janë nënshkruar dy marrëveshje nga zyrtarë të autorizuar nga ish-ministri Pal Lekaj dhe i gjithë procesi i negocimit është bërë para fillimit të Qeverisë sonë. Së këndejmi, këta zyrtarë nuk kanë marrë autorizim nga Qeveria e re as për të negociuar e as për të nënshkruar marrëveshje. Për më tepër, as teksti i marrëveshjes nuk është bërë i njohur për publikun e për Qeverinë. Kanë qarkulluar drafte të ndryshme jozyrtare”, u shpreh Kurti.

E kjo nuk u ka pëlqyer aspak amerikanëve.

Burime të larta të Gazetës Express nga Konferenca e Sigurisë në Munich thanë se qëndrimi prolongues i Kurtit për tarifën e tash edhe kundërshtimi i dy marrëveshjeve të arritura me Serbinë janë të papranueshme për Uashingtonin.

Si rrjedhojë, këtë pakënaqësi ata ia kanë bërë të qartë Kryeministrit Kosovar dje – menjëherë.

Sipas të njëjtave burime, Kurti ka kërkuar dje që të takohet me sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompou, dhe ambasadorin Richard Grenell, por përgjigjja e tyre ka qenë e prerë.

“Jo. Kaq”, ka treguar burimi i Gazetës Express.

Sipas këtyre burimeve, me deklaratat e tij të fundit për dy marrëveshjet e arritura me Serbinë, me insistimin e tij për tarifa ose reciprocitet, Kryeministri Kurti është futur në një kurs të konfrontimit direkt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Askush nuk mund ta minojë procesin e dialogut”, thanë burimet e Gazetës Express.

Madje, sipas tyre, ambasadori Grenell dhe asnjë zyrtar i lartë amerikan nuk do ta takojë Kurtin pa e hequr tarifën 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë.

“Askush nga zyrtarët e lartë amerikanë nuk do ta takojnë Kurtin derisa ai ta heqë taksën. Kurti do të takohet me zyrtarë të rangut me të ultë”, ka thënë ky burim i gazetës.

Ndërkohë që Albin Kurti e kundërshtoi marrëveshjen e arritur me Serbinë, partnerja e tij në Qeveri, LDK-ja, e përshëndeti atë.

Madje, sot në Munich, zëvendësi i Kurtit, Avdullah Hoti, e takoi Ambasadorin Grenell, ndërkohë që i njëjti ka refuzuar dje që të takohet me Shefin e Hotit, Albin Kurtin.

“Sot takova Ambasadorin Grenell dhe zyrtarë te tjerë të ShBA-ve. Diskutuam për proceset e rëndësishme me të cilat duhet të merremi menjëherë si Qeveri e re”, tha Hoti përmes një postimi në Facebook.

“E sigurova se ne do te jemi partner i besueshëm në këtë proces të normalizimit të marrëdhënieve me fqinjin tonë Serbine, me qëllimin final njohjen reciproke. E sigurova se Qeveria e re nuk do të ikë nga përgjegjësitë e saj ne këtë proces, dhe se jemi plotësisht të përkushtuar për të bërë progres”.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka marrë një dinamikë të jashtëzakonshme pasi që Presidenti Trump emëroi të dërguar të tij në këtë proces, ambasadorin Grenell. Deri më tash, janë arritur tri marrëveshje e duket se edhe të tjera janë në proces e sipër.

Albin Kurti nuk duket të jetë i përgatitur për një dinamikë të tillë në dialog. Kryeministri kishte thënë se fillimisht duhet të shqyrtohen marrëveshjet e arritura deri më tash e madje mbrëmë, në një intervistë për REL-in, tha se dialogu mund të nisë tek pasi që Serbia ta ketë qeverinë e re, pas zgjedhjeve të prillit. Kurse, në një panel diskutimi, Kurti tha se nuk mund të ketë marrëveshje pa dialog, nuk mund të ketë bisedime me harta e as nuk mund të ketë harta në tavolinë, kur andej sillen presidentët./Express



33 Comments

  1. Uji i pellgut patriotik ku notonte Albini , po fillon te shteroje. Pak pas kohesh nuk do kete me uje per te notuar per te.

    1. Jeni në rregull nga koka ju, populli ka votuar Albin Kurtin e jo Pompeon a Grenell. Kurti do marrë vendimet në bazë të programit që i ka paraqitur popullit. Kujt i ha palla se Trampi do një marrëveshje që ta përdorë gjatë fushatës zgjedhore. Aleatët tanë janë populli amerikan jo një trap si Trampi e bishtat e tij që nuk do jenë më në pushtet fund të vitit.

  2. Vetem Albini mund ta bente nje gjest qe s’ma lidhje me vasalitetin.
    DERI TANI NA KANE MBYTUR VASALET DHE VASALIZMI.
    Te presim!
    Kurajë Albin!

  3. Bravo Albin, mos u dorëzo para presionit qoftë edhe amerikan, se amerikanët nuk kanë çfarë ti bëjnë Vuçiçit që mbështetet nga Rusia dhe na gjejnë ne shqiptarët si gardh të ulët për të na treguar çfarë duhet të bëjmë.

  4. tani jam 100% me Albinin sepse marveshje pa aprovimin e qeverise nuk mund te kete. Thaci nje bythqir qe jep gjithcka pa kushte

  5. Hale-ati me i madh i Kosoves i ben Kosoves presion pafund per heqjen e takses se reciprociteti kundrejt Serbise. Kur kryeministri KURTI kerkon reciprocitet me Serbine, hale-ati me i madh e bojkoton e injoron, kerkon qe t’a poshteroje, ore hale-ati me i madh, ti je alleat i Kosoves apo aleat i Serbise sepse aleat do te thote mbrojtes dhe mbeshtetes i interesave te perbashketa, ndersa ti more hale-at po ben gjithecka ne dobi te Serbise dhe ne dem te Kosoves. Nese ti more hale-at ke interesa rajonale ato zgjidhi por jo ne kurriz te interesave te kombit Shqiptar.
    P.s: Ti more hale-at qofsh kushdo qofsh, ne si komb kerkojme qe te jemi zoter te shtepise apo kasolles sone.

    1. “Haleati” i ka dhene dhe u garanton kasollen zoteri. Mos te ishin amerikanet dhe europianet Kosoven e pushtonte Serbia brenda javes.

      1. Ti Hale qe shkruan ketu larte kunder presidentit dhe shtetit American mos po kerkone qe serbi te vije perseri ne shtepit tuaja dhe t’ju beje ate qe ju beri ne 1999 ? Dhe po te ndodhte kjo do te deshiroja qe America te qendronte spektatore qe te mbyllnit perfundimisht ate halene tuaj se po vjen ere e keqe.

  6. A e pate c’beri ambasadori amerikan Luuuu ne Shqiperi me reformen ne drejtesi?????????
    NJE VERRE NE UJE!
    Dhe na e shiten e na e shesin akoma si projekt amerikan. Do Amerika keshtu, dhe aprovo shqiptaret ! E ja ku jemi sot , me keq se kurre me bekimin e Amerikes.
    Prandaj Albin mos u dorrezo kurre. Biles as mos e hiq taksen deri sa Serbia ta njohe Kosoven, dhe mos prano as Mini-Shengenin e famshem qe do na zevendesoje BE.
    PO MBROJTE KUFIJTE E KOSOVES, KE POPULLIN ME VETE DHE S’TE MPOSHT ASKUSH.
    VETEM SE KEMI BERE SI KANE DASHUR GJITHMONE NDERKOMBETARET PA JEMI SOT VEND I PASHPRESE.
    MOS U BENI SI NE!

  7. Duken qart qendrimi amerikan pro serbis tramp. Kerkon marveshje per favore elektorale me mderrim pa mderrim ska problem thaçi nje skile sllave shkoi e firmosur me vuçiçin Ku Kurti i. Kerkoi takim per dakortuar qendrimet . Thaçi me pare u takua me vuçiçi se me Kurtin ALBIN BRAVO

  8. Duken qart qendrimi amerikan pro serbis tramp. Kerkon marveshje per favore elektorale me mderrim pa mderrim ska problem thaçi nje skile sllave shkoi e firmosur me vuçiçin Ku Kurti i. Kerkoi takim per dakortuar qendrimet . Thaçi me pare u takua me vuçiçi se me Kurtin ALBIN BRAVO

  9. Kurt ka vdekur ajo kohe kur thoje,kalova lumin te dhjefsha kalin.
    NUK mund te behesh I forte me bythet e te tjereve.
    Tani vallen e hedhin ata qe te mbrojne,te ushqejne dhe te japin lirine.Mos e kafsho doren qe te dhane se do te hedhin si plehre.

  10. Me kujtojet nje batute nga filmi “Scent of a woman” me Al Pacino…..
    Drejtori te procesi disiplinor i thote Çarlit se po i jepte nje mundesi te fundit(te tregonte)
    Dhe Colonel Slade(Pacino) ia kthen:
    – “Mr. Sims doesn’t want it”!
    NUK E DO!
    BRAVO ALBIN! LE TE KESH GJITHCKA KUNDER!
    KE NE KRAH SHQIPTARET DHE SOT PO TREGON SE SHQIPTARI TANI ESHTE FAKTOR, JO SKLLAV!

    Per me teper qe Kosova nuk ka cfare humb, as edhe Shqiperia.

    1. Dhe sipas teje ai leshkua i Kosoves nuk duhet te degjoje Amerikanet por cfar thone shqiptaret? Ne 1999 Shqiptaret e cliriruan nga serbet Kosoven apo Amerikanet? Kesaj i thone kalova lumin te q… kalin.Shqiptaret nuk kane pasur dhe nuk do te kene force te zgjidhin asnje problem ne bote pa ndihmen e Amerikes .

  11. Kam frike se shume shpejt,po ky portal,do te shkruaje,nje forme pergenjeshtrimi,per sa shkruan ketu.Duke na bere te ditur,se …..”zedhendesi i filanit dhe fistekut (Pompeit dhe Grenellit),hedhin poshte njoftimin,se ata kane refuzuar takimin me Zotin Kurti,….Ata kane thene- do te vijoje zedhenesi -se ata presin heqjen sa me pare te taxes e te tjera e te tjera,sikunder pame edhe per deklarimin se Amerika do te anulloje te gjitha investimet,nese taxa nuk hiqet,pa reciprocitet dhe pa asnje kusht…..

  12. Hic mos ki frike! Ketu po permendim emisaret amerikane por PO BEJME FJALE PER EFEKTIN KURTI!
    Efekti Kurti NUK do te pergenjeshtrohet dot, as nga “ky portal”, as nga ai portal….

  13. ik o kar ik tregoji ne ndonje kopesht kto prralla. nese trumpit i ngefet loqja anulon dhe njohjen e pavaresise nga Shba, e cila do pasohet me shpejtesi dhe nga shtete te tjera. pastaj shif spektakel ti kur te hyje serbi me tanqe.

    1. O trap po nuk shans në botë tëfuten serbët më në Kosovë se ajo do thotë luftë e në atë luftë do futet dhe Shqipëria. Dhe luftën nuk do e lejojnë BE të bëjë çfarë të dojë Trampi.

  14. O albin neri keshilltar keta shpellkaret marksiste dhe shpallini lufte amerikes se keshtu e provon dhe sa bythe ke ti dhe keta shpellkare e lakuriq kineze te salihut,beji thirrje dhe te shikosh si do mbrojne marksizmin salist

  15. Nje loqe thot trampi e anulon njohjen Po amerika ka shtet .ka kongres ka senat ka gjukata mos e ngaterro me shtetin e rilindjes qe ka 5 vjet pa gjukata . ku me reformen kaluat vetingun vetem kujt i desh trapi rama palls

  16. Evropa dhe Amerika jane mesue qe te kene perballe tyne politikan shqiptar(Shqipni,Kosove) me nji servilizem te papame andaj atyne u duket shume ma lehte me u a rras Shqiptareve per te ec perpara bie fjala per te zgjidh problemet mes Shqiptareve dhe Serbeve.
    Presidenti Trump ka ne agjenden e tij zgjedhjet e ardhshme .Franca ne agjenden e saj ka interesat serbe per shkak te “miqesise se vjeter me Serbine”Por ma e keqja vjen me disa politikan shqiptar qe pranojne me ba mini shengen ose te falin pjese te trojeve tona per kinse me pas marredhenie te mira me ata qe iu versulen Kosoves si bisha te egra dhe bane 99tat me Shqiptaret e atjeshem.
    Po t”amen e sames kush ishte agresori dhe kush ishte viktima ????????

  17. poplli thot me mir mut se i vogel. ca e kuptojne ca vazhdojne fluturojne me presh ne byçabyç derisa ju del endrre dhe ballafaqohen me realitetin

  18. ore seriozisht i keni kto dokrra ju. “mbahu fort albin” thot nje kar aty “haleati” thot nje bole tjeter “armiku trump” thot nje halabak “proserbi ambasador” … e kshu me rradhe… e kuptoni veten se sa loqe jeni. amerika o shoke ne i do bytha me te zhduk nga faqja dheut e ben brenda sekondes, sidomos vende me statuse te dyshimta sic eshte dhe vete kosova qe akoma se ka kuptu eshte mish apo peshk. amerika i ka ne dore ekonomine pervec te tjerash dhe e zhyt ne dhe me sekonda kete mikroshtet. ndaj mos hani mut shume dhe mos aludoni se albini dhe gjithe albinet do bejne ate qe do thote xhaxhi starandstripes.

    1. Na jep një shembull more krye loqe kur Amerika ka zhdukur nga faqja e dheut ndonjë shtet a popull. Ku janë mbledhur tërë budallenjtë e komentojnë këtu

  19. I plasi menderja Albinit ?!Pompeu e Grenuell nese jane vertete per demokraci e jo interesa te tyre te mbajne qendrim kunder Edvin Mafise dhe lulezimit te mafies ne Ballkanin Pernedimor ?!Nderhyrjet e Ketyre “miqve”jo ne çdo rast kane qene efiçente !!!Libia,Egjypti,Afganistani,Iraku e plot vende te tjera kane shkuar per lesh ?!?!?!?Nese nuk do kishin interesa te pafund duke dale ne anen e Serbeve,keto te mbeshterur nga Ruset gjendja do ishte me ndryshe !!!!Fati i madh i Shqiptareve te Kosoves ishte Bill Klinton e pastaj Xhorxh W Bush !Ky qe eshte sot e sheh çdo gje si biznes dhe me Kosoven,krahinen me te bukur te Shqiperise ate po ben ,biznes !!!

  20. Albin Kurti, mos u dorezo, ke me vete shqiptaret kudo qe jane, pervec ca rilindasve, ketu nuk po fut socialistet e ndershem.
    Amerika ka inetresa tek kombi dhe trojet shqiptare. Le ti shrrytezojme keto interesa.
    Me ne fund doli nje shqiptar, Albin Kurti, qe tregon dinjitet. Ta mbeshtesim dhe te fillojme te kemi dinjitet edhe ne.
    Kendojme kenge patriotike, por kur vjen koha ta tregojme, perulemi dhe mbeshtesim koken ne murr me pantallona ne fund te kembeve.
    Zoti Albin Kurti, nje jete kemi, hyr ne histori si shqiptar i vertete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *