• |
ide | kryesore

Sormani mohon krizën: Partizani në rritje, ia dalim në Laç”

Sport



Partizani ka fituar tre ndeshje radhazi, por asnjë prej tyre nuk ka qenë aq bindëse sa për ta konsideruar skuadrën jashtë krizës (një fitore në tetë ndeshje). I fundit nga tre takimet e fituara ishte 3-1 kundër Besëlidhjes, që fatkeqësisht i eleminoi të kuqtë nga Kupa e Shqipërisë. E megjithatë Adolfo Sormani nuk e sheh skuadrën në krizë: “Nuk jam dakord që skuadra është në një moment të vështirë – kundërshtoi italiani -. I respektoj opinionet, por unë i shoh në një kënd ndryshe. Skuadra gjithmonë ka rritje. Në 3 ndeshjet e fundit, kemi pësuar 2 goditje në portën portë ndaj kam të gjithë motivet e mia të mendoj që skuadra është në rrugën e duhur”.

Këndvështrimi i teknikut në fakt nuk e nxjerr Partizanin nga vështirësitë, sepse me njërin objektiv të eleminuar dhe shtatë pikë diferencë nga vendi i parë i Kukësi në kampionat, një humbje të dielën në Laç do ta bënte që mundësia e vetme për Sormanin të mbetej prezantimi në Europa League sezonin e ardhshëm.

Italiani e di mirë dhe pret një ndeshje agonistike nga të tijtë, në një fushë që nuk i sjell pothuajse asnjëherë fat: “E dimë që na pret një ndeshje shumë e vështirë, ndaj një kundërshtari agresiv – shpjegoi tekniku -, por mendoj që tashmë skuadra është rritur dhe zhvillon një lojë tepër intesive. Jemi përgatitur edhe psikologjikisht, pasi e dimë mjaft mirë se çfarë ndeshje na pret në Laç”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *