• |
ide | kryesore

Superiore/ Tirana kërkon fitoren e 10 radhazi: për Partizanin dalja nga kriza kalon nga Laçi

F1, Sport



Kampionati është futur në një fazë delikate ku java e 22 mund të jetë shumë e rëndësishme për pretendimet e skuadrave. Kreu është vendosur tashmë në një sprovë të vërtetë me Kukësin e Tiranën të thirrur në cështje për të mos gabuar. Skuadra e Duros luan vendin e parë në Ballsh, ku Bylis, pas kalimit në cerekfinale të Kupës, kërkon ti kthehet fitoreve në kampionat. Ecuria prej 11 rezultatesh pozitive rradhazi mund të jetë arma e duhur për Blutë ndaj një kundërshtari agresiv, që luan hapur kundër cdo kundërshtari, në kërkim të ëndërrës Europiane.

Ngadalësimi mund ti kushtojë kreun Kukësit, sepse Tirana vjen nga prapa me dritat të ndezura nga 9 fitore radhazi. Supersticioziteti apo dëshira për të inkasuar pak rëndësi kanë në këtë rast, në Arnenë Kombëtare bardheblutë duhet të bëjnë diferencën përballë Skënderbeut dhe një trajneri që i njeh mirë në mentalitet. Ilir Daja në qetësi punon për Europën në dy krahë, por dyshimi për Krasniqin i ka krijuar një vakum përpara, që mund të jetë diferencues.

Nuk e ka të lehtë as Tirana, por ndoshta në vështirësitë e kësaj jave mund të jetë rasti i artë i Partizanit për të dalë nga kriza, duke konsideruar se tre fitoret radhazi kanë ardhur kundër skuadrave jo të nivelit dhe e fundit ishte madje eleminuese. Në Lac nuk ka qenë asnjëherë e lehtë për të kuqtë, aq më tepër tani me kurbinasit që dolën nga Kupa dhe objektivin e vetëm, ashtu si kryeqytetasit, kanë kampionatin.

Një fitore e kombinuar për rezultatet e kryesuesve mund ti kthejë në lojë të besuarit e Sormanit për titull, por përpara se të hedhë sytë larg Partizani duhet të ruhen nga pas shpine ku Teuta është në distancë parakalimi. Durrsakët janë të impenjuar në shtëpi me Vllazninë, në një test që vlen edhe për cerekfinalet e Kupës, ndërkohë që edhe në Gjirokastër nuk ka parashikim për rezultatin e ndeshjes, ku sfidohen dy të mbyturit e renditjes, me Flamurtarin ende në kërkim të fitores së parë dhe Luftëtarin me shpresën për të ngushtuar diferencën me zonën e shpëtimit…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *