• |
ide | kryesore

Tre parimet e Albinit që u ngulën si gozhda në Mynih

-Instant, 1, Ide



Një video amatore me celular dje, nga Konferenca e Mynihut, na shfaqi një lider të vërtetë që edhe ata që nuk e donin, e dëgjonin me vëmendje:  Albin Kurtin përpara një tavoline me ballkanas dhe perëndimorë, duke mbrojtur në fakt ato parime që i ka paraartikuluar me kohë.

Shumë shqiptarë andej dhe këndej kufirit, si rrallëherë, panë një “stof” politikani tjetër nga ata që janë mësuar të shohin përditë, me dinjitet dhe plot me mendim e peshë e mbi të gjitha vizion.

Për sa i përket dialogut me Serbinë, për shumë politologë e gazetarë pjesa më e vështirë në rrugëtimin e Albinit si Kryeministër, ai foli për tre parime që ngelën si gozhda jo vetëm në atë sallë.

Lexo më tej:

Prapaskenat e Mynihut/ Albin Kurti nxori në pah aleancën Vuçiç-Rama-Thaçi

Albin Kurti tha: “Jo marrëveshje pa dialog, jo dialog me harta dhe jo harta me Presidentë rreth tyre”.

Kisha kaq kohë që dëgjoja nga dashamirës dhe jo-dashamirës të tij kur thoshin: “Si do t’ia bëjë Albini kur ndonjë nga këshilltarët e Trump, t’i vërë hartën e ndarjes së Kosovës në tavolinë e t’i thotë firmos!”.

Kjo ishte një pyetje e vështirë, por dje e pamë që u bë një pyetje e lehtë: Jo marrëveshje pa dialog, jo dialog me harta. Nuk ka perëndimor e amerikan në botë ta kundërshtojë.

Dhe më tej kur foli për taksën dhe riartikuloi tezën e reciprocitetit, zgjidhi sërish një pyetje të vështirë (në fakt e kishte zgjidhur me kokë).

Me të njëjtën lehtësi do të rrëzojë, në mos e ka rrëzuar dhe të ashtuqujturin “Shengen Ballkanik”.

Me Albinin, pyetjet e vështira do të vazhdojnë të bëhen të lehta, sepse përgjigjet në këtë rast nuk i japin as Kulisat, as Intrigat, as Pazaret, por parimet, që falë Zotit këtë herë artikulohen jo thjesht nga një lider patriot, por nga një lider me brumë, vizion e me një epërsi dije të dukshme më së paku në krahasim me liderët e tjerë të Ballkanit.

E mbani mend për shembull sa të vështira i kishte përgjigjet Presidenti Thaçi apo edhe gazetari Baton Haxhiu në studiot televizive?

Njëherë thoshin nuk është ndarje, është korrigjim; pastaj do të shkëmbejmë territor, por nuk ka ndarje; pastaj nuk ka ndarje në bazë etnike, është një muhabet tjetër; multietnicitetin do e ruajmë; nganjëherë thuhej që Presidentin e kanë përkthyer keq nga anglishtja; pastaj dilte vizorja, njëherë 30 km brenda, një herë 30 km jashtë Mitrovicës e të tjera e të tjera si këto …

U, se harrova, a e mbani mend sa të vështirë e kishin t’i jepnin përgjigje pyetjes se, e kujt ka qenë ideja e ndarjes?! Cfilitje e vërtetë!

Përkundrazi, shikoni sa të lehtë e pati Albini dje, edhe pse rruga do të jetë më e gjatë. SYRI.net



15 Comments

  1. Ky eshte ai palla qe thoshte se degjonte “sllavin”, kur vejsiu prezantoi Sanremon..Gazetar diletant e me komplekse!

    1. Vetem diletant nuk eshte Bejtja, o Emu… C’lidhje ka “sllavi”, e per me teper, c’lidhje ka Vejsiu e Sanremo.

    2. Nuk po flasim per gazetarin palle, por per qendrimet e Kurtit.
      Kurti po kthen nje faqe te historise sot!
      Po deshe gallate, e kote qe komenton per kete teme, shko shih Rai-n….

      1. Ore ti vazhdo dhe shih “analistet” nuk ta kam ziline..Ajo qe desha te thosha eshte se nje gazetar qe nuk ka nje ekuiliber ne opinione personale nuk mund te beje opinionistin per publikun…aq me teper besueshmerine..Nese do kishte shkruar per vejsiun..kujt i plasi, por atehere kur dikush ka ndenjur pas radios per te degjuar ndytesirat sllave, dhe kete e thote me krenari, nuk mund te flase per shqiptarizmen e Kurtit..

        1. O Kari-EMU komentues me pagesë i bodrumit mavi sa për kujtesë ai lideri yt global kur ishte kryetar i bashkisë i dha çelësin e qytetit një ndyrësire sllave!

          1. Shhhhht mbylle gojen gomar! Se jane ca si puna jote,PD nuk po fiton.. Ju jeni fatkeqesia e opozites e ..Lexo, meso se ke ardhur ne Tirane..E mos me fol mua per pagesa, se te ka ngel menja je korja e bukes ..pabuks!

  2. Une e kuptoj dhe mirekuptoj nevojen per te pompuar Albinin, por e verteta thote qe nuk eshte Albini i pari qe po del kunder ndarjeve dhe hartave. Madje, Albini e ka rrugen me te shtruar ne kete aspekt per shkak te paraardhesit. Sigurisht qendrueshmeria e tij ne kete beteje duhet inkurajuar, pasi cakenjte Rama, Vucic e Thaci jane po aty,por jo ne kurriz te se vertetes. Pa Ramushin, Albini do ishte duke ndertuar vijat e reja kufitare tani.

  3. Para 29 – 30 viteve kemi thirrur fort: “E duam Shqipërinë si Evropa!” Por nuk ia arritëm, bile në disa drejtime kryesore kemi ecur si në diktaturë me Reformën në Drejtësi, me PPP – të, me hashash e kriminalizim të pushtetit, me Antishpifje e KÇK e shumë drejtime të tjera. Tani jemi në pikën e vlimit, kur tenxherja duhet ta flakë kapakun dhe të fillojmë diçka të re që mos t’i ngjajë të ashtuquajturës “Rilindje.” Me që nuk i ngjajmë aspak Evropës, sëpaku të bëhemi si Kosova në zgjedhjet e lira, në rroga e pensione më të mira, në rend, në shtetformim, pa banda, pa ligje që prodhojmë çdo ditë kundër fjalës së lirë, pa drogë deri në marrje dekoratash si: Kolumbi e Evropës etj.,etj., etj. Ta harrojmë Minishengenin dhe të nisim me Makroshengenin midis dy shteteve të një kombi siç tha Z. Albin. Nuk na duhen 77 marrëveshje që nuk zbatohen. Mjaft më me propagandë gebelsiane ramiste. Uroj që gozhdë të tjera dhe pika mbi “i” të verë Kryeministri i ri i Kosovës në të mirë të dy vendeve tona. Vuçiç nuk i meriton puthjet as për 14 Shkurtin.

  4. ne vazhdojme thurrim endrra dhe mite qe nuk i qendeojne realitet. vazhdojme krijojme vizione udheheqesish qe na pelqejne. puna eshte se ne realitet vendos me i forti, ne kete rast amerika, jo deshirat tona

  5. Albin je burre i mire por nuk je per burre shteti.,sepse duhet te jesh i hurit dhe litarit.
    Mashtrues dhe hajdut,genjeshtar dhe qelbesire etj epitete qe Ti nuk i ke.Me shume dukesh si komansdant aksioni se sa si k/minister.

  6. Kështu parime të forta kishte dhe Milloshevici po e pamë ku përfundoi. Në politikë duhet flexibilitet nuk shkohet si Ramushi e Kurti për të thën veç jo, se kush jmi ne Shqiptarët para Amerikanëve apo Francezëve, një hiç. Nëse vazhdojmë kështu duke thën veç jo kam frikë se do na ndodh si Palestinezëve që vazhdojnë të thonë jo por në terren su ka mbet më territor ja u mori të gjitha Izraeli. Rrezik ta firmos vetë Trumpi me Vuçiçin marrëveshjen e tja jap Mitrovicen Veriore bashkë me rrethinat e ti vazhdo nëpër studio me Bejten e Shkullakunm thuaj jo nuk e njofim.

  7. Urime ju qoft 12vjetori i pamvarsiss te kosoves, te gjith vllazerve edhe motrave shqiptare qe kan dhan kontribut per pamvarsin e kosoves edhe kan vdek edhe kan mnet te plagosur, per lirimin e kosoves, kurse marri ju qoft te gjith tradhtarve qe e sabotuen luften, edhe i ndihmuen qetnikve serb, edhe vran. Shqiptar edhe i debuen shqiptaret nga trojet e veta te kosoves, edhe u pasunuen ne shpin te vdekurve, kta hajna kta vrasa e sot kishe po e urojn 12 vjetorin kosoves ne shpin te ibrahim rugoves

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *