• |
ide | kryesore

Video/ Juventus mposht Brescia dhe fiton… Chiellini: “Pjesa më e keqe mbaroi, tani vjen e vështira”

Sport, Video



Juventus kthehet tek fitorja, duke mundur në shtëpi Brescia me rezultatin 2-0 e për më tepër pa Cristiano Ronaldo, njeriun që kishte shënuar për bardhezinjtë në 11 ndeshje radhazi. Sikur të mos mjaftojë qetësia e rëndësishme e fitores, bardhezinjtë kanë mirëpritur edhe kapitenin Giorgio Chiellini, i dëmtuar dhe larg fushave që nga fundi i gushtit, por që luajti minutat e para pas 6 muajsh mungesë për dëmtimin e pësuar në gju. Mbrojtësi bardhezi u aktivizua në minutën e 33 të pjesës së dytë, duke zëvendësuar Leonardo Bonucci mes duartrokitjeve të gjithë stadiumit: “Pjesa më e keqe kaloi – deklaroi ai në fund të ndeshjes – tani fillon ajo më e vështira. Sot duhej një shkundje energjie, i falenderoj të gjithë: duhet të punoj shumë, dua të ndihmoj shokët sepse më e bukura fillon tani”.

“Do rigjej skuadrën në vend të parë në klasifikim – vazhdoi Chiellini – në pozitë të mirë në Kupën e Italisë e me Champions për të luajtur. I falenderoj të gjithë për këto 5 muaj e gjysëm”. Në fund edhe një baturë për Sarrin: “Nuk është se ka nevojë për mua, Juventus është i bashkuar nga presidenti deri tek punonjësi i fundit”.

Bardhezinjtë pa Ronaldon arritën të kalojnë pengesën Brescia, që u dorëzua kur mbeti me 10 futbollistë, pas kartonit të kuq të Aye, dy minuta përpara se Dybala të shënonte golin e avantazhit në minutën e 36. Kompletoi suksesin bardhezi Cuadrado 15 minuta nga fundi, me kampionët që tani janë me 57 pikë, tre mbi Inter që duhet të luajë me Lazion e vendit të tretë.

https://www.youtube.com/watch?v=VOnico5mZyM



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *