• |
ide | kryesore

Balotelli viktimë e një shantazhi seksual: hetohet 18 vjeçarja

Sport



Mario Balotelli ka mbetur viktimë e një shantazhi seksual. Prokuroria e Vicenza ka mbyllur hetimet mbi një 18 vjecare që, sipas akuzave, ka tentuar të shantazhojë sulmuesin e Brescia, me të cilin ka patur një lidhje kur ishte minorene. Pas raportit, sipas asaj që bëhet e ditur nga ‘Giornale di Vicenza’, adoleshentia i ka kërkuar 100 mijë euro Balotellit, që në ato kohë luante për Nice, në Francë, përndryshe do ta denunconte për dhunë seksuale.

Në kohën e lidhjes me SuperMario vajza ishte 17 vjec, por lojtarit i kishte bërë të qartë se ishte mazhorene. Avokati i saj madje kishte kontaktuar me të përjavshmen “Chi” për tu munduar të shiste lajmin. Balotelli nuk ka rënë pre e shantazhit dhe e ka denoncuar cështjen në polici.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *