• |
ide | kryesore

Billie Eilish, sukses me kolonën zanore të James Bond

Paparazzi, Slider



Kënga e saj e fundit, “No Time To Die”, përveçse tekstit dhe melodisë fantastike, po komentohet edhe për faktin që Billie i kap tmerrësisht mirë disa nota të larta.

Përsa i përket kritikave ku thuhet se Bilie vetëm pëshpërit, ajo u shpreh për Vanity Fair pak kohë më parë: “Njerëzit mendojnë se unë pëshpëris në të gjitha këngët. Por, kam përshtypjen se këtë e thonë vetëm ata që kanë dëgjuar vetëm një këngë. Dëgjoni ‘Wish You Were Gay’.”

“No Time To Die” është kolona zanore e filmit të ardhshëm të James Bond. Deri tani, dihet se Billie e shkroi atë së bashku me vëllain e madh, Finneas, i cili gjithashtu luajti një rol të rëndësishëm në albumin debutues të Billie-t, “When We All Fall Asleep Where Do We Go?”. “Është kaq e pabesueshme që jam pjesë,” tha Eilish në një deklaratë. “James Bond është françiza më fantastike që ka ekzistuar ndonjëherë. Jam ende e shokuar.” Me realizimin e kësaj kënge, Billie bëri histori pasi është e para artiste e re që shkroi dhe këndoi kolonën zanore të James Bond. Këngët e fundit të James Bond patën tepër sukses, “Skyfall” e Adele dhe “Writing’s On The Wall” e Sam Smith. Të dyja fituan Oscar për “Këngën më të mirë origjinale”. Filmi i radhës “No Time to Die” pritet të dalë në prill.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *