• |
ide | kryesore

Eksploziv makinës së administratorit të Vllaznisë, policia në vendngjarje

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një sasi e dyshuar eksplozivi është gjetur poshtë makinës së administratorit të Vllaznisë Suad Lici.

Sasia e dyshuar si tritol fatmirësisht nuk ka shpërthyer. Aktualisht forca të shumta policie ndodhen tek mjeti, i cili është i parkuar ne afërsi të banesës së Suad Licit, pranë stadiumit “Loro Boriçi”.

Ndërkohë, pritet ardhja e eksperteve nga Tirana për të hapur këtë pako të mbështjellë me natriban dhe që dyshohet se është tritol, por ende e pakonfirmuar. Policia po punon njëkohësisht për gjetjen e autoreve të vendosjes se kësaj pakoje të dyshimtë. Administratori i Vllaznisë Suad Lici disa herë ka patur kërcënime për punën e tij si administrator i Vllaznisë por asnjëherë nuk ka bërë denoncime.

Edhe me parë trajnerë apo drejtues të Vllaznisë janë kërcënuar me armë në fushat stervitore si rasti i ish-trajnerit Agim Canaj, Armando Cungu dhe të tjerë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *