• |
ide | kryesore

I mbyturi, të mbyt: Flamurtari merr fitoren e parë në kampionat në Gjirokastër

Sport, Video



Një fitore që në Vlorë mungonte prej 9 muajsh, saktësisht nga 18 maji 2019, kur Flamurtari mposhti 1-0 Laçin. Në këtë kampionat kuqezinjtë nuk i ishin gëzuar kurrë një fitore në 21 javë, deri kur erdhi transferta e Gjirokastrës kundër Luftëtarit, që fundoset bashkë me vlonjatët, duke dështuar ta përdorin si trampolinë për të vazhduar të shpresonin.

Troisi për herë të parë në fushë edhe me katër lojtarët brazilianë të ardhur në janar, kishte mundësinë ti jepte kualitet dhe zgjedhje skuadrës së tij, për të kaluar sindromën e një mentaliteti humbës të ndërtuar gjatë këtij kampionati. Luftëtari bëri pikërisht atë që nuk duhej, dështoi të siguronte pikët kundër vendit të fundit, duke e parë veten gjithnjë e më larg zonës playout.

Ramos fitoi 11 metërsh, në contrast me Celën dhe Ribaj fiksoi avantazhin, që shtoi entuziazmin në rradhët e kuqezinjve. Agresiv në gjysëmfushën e tij, kundërsulmi ishte mënyra më e mirë për Flamurtarin për të frikësuar prapavijën e Luftëtarit. 9 pikë për Flamurtarin nuk është se do të ndryshojnë ndonjë gjë në këtë sezon, por është një sinjal pozitiv edhe për kampionatin, se edhe me të tillë renditje kuqezinjtë luajnë futboll.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *