• |
ide | kryesore

“Këtu vendos unë”: Duro ‘diktator’ tërbohet me Rrocën

Sport



Kukësi ndalon hapin në Ballsh, por ndoshta mund të jetë edhe një rezultat pozitiv, të paktën në mënyrën si i sheh gjërat tekniku Shpëtim Duro. “Tirana dhe Partizani kanë humbur në Ballsh, ndërsa ne barazuam – tha Duro -. Në pjesën e dytë Bylis ishte i çorientuar mbrapa. Mungesa e bashkëpunimit të sulmuesit ka bërë që të mos e mbyllin dot takimin. Mund të fitonim 3 pikë me pak më tepër fat”.

Natyrisht një pikë në Ballsh kundër Bylis nuk është keq, por për mënyrën si rrodhën gjërat, me barazimin e fiksuar në minutën e katërt shtesë, keqardhja mbetet. Për momentin Duro kërkon rregull dhe zëvendësimi nervoz i Rrocës nuk i ka pëlqyer fare, edhe pse zyrtarisht nuk e bën cështje: “Rroca do dilte që në pushim të pjesës së pare – shpjegoi tekniku -. Në pushim më tha ‘profesor ta shtyj edhe 10 minuta, se këmbën e kam mirë’. Kjo ishte arsyeja, jo se ishte i mërzitur”.

Por për ta bërë të qartë kush komandon, tekniku ngre zërin me mesazhin e qartë referuar mesfushorit librazhdas: “Nuk i kam problem fare këto gjëra. Të gjithë futbollistët duan të luajnë, por këtu vendos unë. Kushdo që ka bërë veprime të tilla ka marrë dënimin e merituar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *