• |
ide | kryesore

Komplikohet për Manaj tek Barcelona. Amor: “Sulmues i ri? Presim përgjigje”

Sport



Pankina e parë kundër Getafe, mbeti pankinë, por për Rey Manaj situata duket se po komplikohet, në shanset e sulmuesit të Shqipërisë për të qendruar në skuadrën e parë blaugrana. Guillermo Amor, Drejtori i Mardhënieve Institucionale të Barcelonës, ka folur në një intervistë për Movistar, për mundësinë e blerjes së një sulmuesi të ri, duke parë dëmtimin e gjatë të Dembelé (sipas rregullores) e ka deklaruar se klubi po pret aprovimin nga ana e komisionit mjekësor të Liga e të FEF: “Është thënë dicka e ndryshme, por nuk kishim ende përgjigje. Nuk dimë akoma asgjë, por në rastin kur klubi duhet të lëvizë jemi gati, sepse nuk reshtim kurrë së punuari, e bëjmë që nga faza përgatitore e kampionatit”.

Në vigjilje të sfidës në Liga kundër Getafe, Quique Setién komentoi grumbullimin e sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë Rey Manaj, duke lënë të kuptohet se nuk është neglizhent ndaj potencialit të lojtarit: “Eshtë një lojtar që mund të na ndihmojë. Ndodhi dicka me lojtarët e tjerë dhe kemi një zëvendësues – shpjegoi dy ditë më parë trajneri i Barcelonës -. Kemi bindjen se mund ta na ndihmojë. Eshtë me ne prej pak kohe e duhet të adaptohet, por predispozita e tij është shumë e mirë e do ta mbajmë me ne sepse besojmë që në rast nevoja mund të kontribuojë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *