• |
ide | kryesore

Kumbulla i vëzhguari special i Inter: Në Dacia Arena shqiptari luan të ardhmen

Sport



Të gjithë sytë janë mbi Marash Kumbullën. Mbrojtësi i Veronës dhe i përfaqësueses së Shqipërisë është i mbikqyruri special i emisarëve zikaltër që do të jenë prezentë në tribunën e Dacia Arena për ndeshjen e të dielës kundër Udinese. Sfida e orës 12.30 në Udine është rasti ideal për të parë në aksion qendërmbrojtësin 20 vjecar, prej kohësh në orbitën interiste.

Për Marash Kumbulla, drejtuesit e lartë zikaltër Marotta & Ausilio kanë nisur që në janar bisedimet me menaxherin e lojtarit Gianni Vitali, edhe pse Verona ka gjetur një akord me Napolin. Për 20 vjecarin duhet mundur edhe konkurenca ndërkombëtare e Chelsea, Dortmund e Manchester United, edhe pse lojtari i përfaqësueses sqhiptare ka dhënë aprovimin e tij për zikaltrit.

Inter për më tepër ka raporte shumë të mira me klubin e Maurizio Setti, si dëshmojnë operacionet e përfunduara për Federico Dimarco e Eddie Salcedo, të cilat mund të vazhdojnë edhe në sezonin e ardhshëm aventurën e tyre me verdheblutë.

Inter ndërkohë do të vëzhgojë në këtë ndeshje edhe portierin e Udinese. Argjentinasi Juan Musso, i ndjekur prej muajsh nga klubi ka lënë përshtypje të mirë në shumë raste dhe Inter e sheh si një emër që mund të bëjë pasuesin e Handanovic.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *