• |
ide | kryesore

Video/ Kukësi nuk përfiton dot: Mozzone e ndëshkon në minutën e 94-rt

Sport, Video



Me ndalimin e Tiranës të ditur, Kukësi kishte detyrë vetëm të fitonte për tu shkëputur. Problemi është se duhet ta bënte në Ballsh, përballë Bylis, e kjo nuk hyn tek misionet e lehta. Skuadra e Duros luajti inteligjenten, por llogaritë perfekte të Bluve ia prishi uruguajani Mozzone, i ardhuri i fundit i merkatos në Ballsh.

Kukësi u vu nën presionin e menjëhershëm të vendasve, që provuan të zhbllokojnë rezultatin në të gjitha mënyrat. Traversa ndali Guindo në minutën e 11, ndërsa Xhixha bëri shpëtimtarin në disa raste. Duro ndërtoi një strategji në pritje, që e nxorri fitues në momentin e parë të paraqitur. Musta në minutën e 30 ndëshkoi Bylis me një të majtë precise, duke heshtur tifozët në Adush Muca. Natyrisht kualiteti i Kukësit është diferencues, por Bylis deri në atë moment ishte skuadra më e mirë.

Në futboll duhet edhe fat dhe Bylis duket se këtë herë nuk e ka me vete: traversa e dytë në pjesën e parë e këtë herë ishte Mozzone që provoi nga goditja e dënimit, duke mundur Xhixhën por jo shtyllën. Kukësi u mbrojt me forcë, duke njohur vrullin e kundërshtarit, që provoi gjithcka për gjithcka, por e arriti rezultatin vetëm në minutën e 4 shtesë. Mozzone barazoi rezultatin, duke befasuar Duron, që kishte nisur të bënte llogaritë për diferencën e shtuar ndaj Tiranës, pikërisht përpara ndeshjes direkte. 33 pikë për Bylis, në vendin e katërt, por 4 pikë larg Partizanit, ndërkohë që Kukësi mbetet i pari me 42 pikë, por vetëm një distancë larg nga bardheblutë ndjekës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *