• |
ide | kryesore

Video/ Lazio rrëmben vendin e dytë: Immobile e Savic përmbysin Inter

F1, Sport, Video



Lazio nuk ndalet më. Përmbys Inter e mbetet në ndjekje të Juventus kryesues. Zikaltrit nuk ia dolën edhe pse kaluar në avantazh me Young në fund të pjesës së parë. Skuadra e Inzaghi reagoi fort me penalltinë e Immobile, ndërsa më pas Milinkovic Savic përmbysi gjithcka, duke i dhënë bardhekaltërve vendin e dytë në Serie A.

Një fillim shumë taktik, me Inter që ishte gjithnjë shumë i kujdesshëm të mos zbulohej për të mos bërë lojën e kundërshtarit, kërcënues në kundërsulm. Lazio i beson lojtarëve të tij më me kualitet, por Milinkovic është i pafat, kur konkluzioni i serbi nga 25 metra stampohet në traversë. Zikaltrit insistuan në të djathtë, ku ish-lojtari lacial Candreva shfrytëzonte paqartësitë e Jony. Përreth De Vrij, zikaltrit tregojnë soliditet të madh, sidomos në tranzicionin difensiv. Atë që nuk bën Lazio në fund të pjesës së parë, kur mesfushorët nuk ndihmuan në goditjen e fuqishme të Candreva, që u bllokua nga Strakosha, por përfundoi tek Young që shënoi me portën bosh.

Barazimi arriti në fillimin e pjesës së dytë me Immobile, që fillimisht fitoi penalltinë (kontakt me De Vrij) e pastaj transformoi nga 11 metra, duke evituar Padelli. Goli i hoqi Inter mundësinë për të vepruar në kundërsulm e ekzalton stadiumin Olimpico. Lazzari e Correa për Jony e Caicedo rrisin marshin e bardhekaltërve, që përmbysin situatën në të 69’ me Milinkovic, i ftohtë të godasë brenda zonës, pas një aksioni ku Brozovic, bëri mrekullinë fillimisht, duke shpëtuar në linjë ndaj Marusic. Conte provoi vonë të ndryshonte: brenda Eriksen e Moses për Brozovic e Candreva, por asgjë nuk ndryshoi. Lazio është zyrtarisht anti-Juve në këtë moment e për sa treguan në fushë, është me meritë.

https://vc.sporttube.com/video/2020/2/16/1Y6CCCG.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *