• |
ide | kryesore

Video/ Nuk i dhanë Vllazninë, Martini e shemb 3-1 me Teutën

Sport, Video

Teuta përmbys Vllazninë në Niko Dovana dhe merr një fitore të rëndësishme për klasifikimin dhe objektivin Europë. Hakmarrje edhe për teknikun shkodran Edi Martini, që imponohet 3-1 kundër skuadrës së vendlindjes, me golat e Hoxhës në të 24′, Todorovski (44′) e Vilës (46′), që zhvleftësuan avantazhin provizor të Gurishtës në minutën e 16′.


Durrsakët kishin nevojë të jepnin një sinjal të fortë, pas ndalesës së gabuar me Luftëtarin, por gjërat u bënë të vështira shumë shpejt kur Gurishta i ndëshkoi në mundësinë e parë të paraqitur. Në Niko Dovana u duk se do të ishte një tjetër mbrëmje e vështirë, por bregdetarët kthyen faqe shpejt, duke treguar karakter. Hoxha barazoi rezultatin pas vetëm 8 minutash me një gol që i dha besim Teutës se mund të ndryshonte një lojë të nisur keq. E në fakt, nga ai momentshkodranët zhduken nga fusha dhe është një dialog mes sulmeve të të besuarve të Martinit dhe prapavijës së Jonuz.


Në fakt dy minutat e fundit të pjesës së parë janë shkatërruese për Vllazninë dhe praktikisht vendosën ndeshjen. Dy gola që mbyllën sfidën përpara se të mbyllej pjesa e parë. Todorovski në minutën e 44 dhe Vila në të 46 vranë shpresat e kuqebluve për rezultat, edhe pse në pjesën e dytë shkodranët u munduar të ndryshonin rrjedhën e lojës. Gurishta e Junior kishin mundësitë e tyre por mbrojtja durrsake rezistoi dhe ruajti tre pikët e rëndësishme.

Skuadra e Martinit vihet në ndjekje të Partizanit, duke shkuar në 35 pikë në vendin e katërt, ndërsa Vllaznia mbetet në zonën play out me 28 pikë, një pas Skënderbeut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu