• |
ide | kryesore

Aksident në Memaliaj, furgoni i Burgjeve me të burgosur përfundon në byrektore

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Memaliaj, një furgon i Drejtorisë së Burgjeve me të burgosur brenda është përplasur me një makinë. Ngjarja ka ndodhur në aksin Tepelenë-Mallakastër, në fshatin Qesarat të Memaliajt.

Furgoni i Drejtorisë së Burgjeve në Tiranë, brenda të cilit ishin 3 të burgosur dhe polici shoqërues, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar brenda një byrektoreje.

Nga përplasja ka mbetur i plagosur lehtë Julian Verboshi, i cili ndodhet në spital. Makina është dëmtuar shumë në pjesën e përparme, ndërsa mjeti i policisë ka përfunduar brenda byrektores.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *