• |
ide | kryesore

Pyetja për të cilën Meta nuk ka përgjigje

1, Ide



Sapo është mbushur fiks një vit që nga koha kur opozita zgjodhi rrugën radikale për të cilën me sa duket tashmë është penduar, Ilir Meta ka dalë në një konferencë shtypi për të denoncuar atë që e konsideroi si një grusht shteti. Ai, që të paktën verbalisht e ka dënuar djegjen e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale, foli për një puç që po bëhet pa luftë, pa gaz lotësjellës dhe pa tanke.

Sipas presidentit fjala është për këmbënguljen e parreshtur të rilindjes për të kapur Gjykatën Kushtetuese. Faktet e reja që ai dha janë skandaloze. Ato edhe njëherë tregojnë se si kreu i KED, Ardian Dvorani është misionar i bindur i qeverisë në këtë betejë.

Ato dëshmojnë se si tallja e rilindjes ka mbërritur deri në atë pikë që për hallet e propagandës së saj përdor edhe komisionin e Venecias, të cilin e thërret në Tiranë për ti marrë mendim dhe pa e pritur atë e voton vetë me votat e saj ligjin se si bëhet betimi i gjyqtarëve (Linku poshte).

Denoncimi i Metës/ Si u tall rilindja me Komisionin e Venecias

Pra, po të dëgjosh argumentimin e presidentit, nga ana ligjore dhe teknike atij i jep 100% të drejtë.

Por, Ilir Meta nuk është thejshtë një administrator ndërrmarrjeje që të përleshet gjygjeve me një ushtar të rilindjes. Ai nuk është as gazetar investigativ për të bërë punën e atyre që heshin për të treguar manovrat meskine të pushtetit.

Ai është president republike dhe mbi të gjitha një politikan që qëndron prej tre dekadash në skenë.

Pa neglizhuar detyrat e veta të përditshme (e në mes tyre dhe proceset me Dvoranin apo informimin e publikut për talljen me Komisionin e Venecias) përgjegjësia e tij është të japë rrugëzgjidhje politike.

E deri më tani, në kushtet e një rregjimi që vijon një grusht shteti permanent, Meta e ka hedhur poshtë rrugën radikale, braktisjen e kuvendit dhe bojkotin e zgjedhjeve. Po ashtu ai, e harroi edhe nismën për yshtjen e turmave dhe dëgjimit të zërit të qytetarëve përmes referendumeve.

Ai ka mbetur thjeshtë tek denoncimi i asaj që e dinë të gjithë: çmendurisë autokratike të Ramës për të mbetur i vetëm në skenë.

Por, kjo fazë tashmë është e tejkaluar. Në këtë vend, përpos ndonjë sharlatani me pagesë, nuk ka mbetur njeri pa e kuptuar se ku po rrëshket Shqipëria.

Tani pyetja është se me ç’mënyrë ndalet kjo katastrofë: me rrugë të dhunshme e radikale, apo me krijimin e një fronti moral dhe ideal për tu përballur me të keqen.

Në këtë pikë Ilir Meta nuk ka asnjë përgjigje.

Mundësinë e parë verbalisht e ka përjashtuar, ndërsa për të dytën s’ka hedhur asnjë hap. Prandaj, në këtë betejë ai nuk po sillet politikisht, por thjeshtë si paditës i Dvoranit.

©Lapsi.al



12 Comments

  1. Qe ne momentin qe u ndalen protestat mori fund procesi politik ne Shqiperi. Tashme demoncimi eshte bere qellim ne vetvete dhe kjo eshte garancia qe shume shpejt as denoncimi mos jete me i mundur.

  2. Kur ankohet presidenti mjer ne te tjeret.Ne qoftese je AQ trim sa tregohesh shpernda parlamentin . Ne kete situate vetem shperndarja e parlamentit eshte zgjidhja te tjerat jane llafe bosh

  3. O bushat po shyqyr qe e kuptove dhe ti situaten e vendit.. Shiko shkrimet e tua keto vite. Eshte dhe merite e jotja kjo situate. Ose dil dhe prano qe je idiot ose i shitur (e di vete).. Se qendrimi jot ne kohe nuk ka shpjegime te tjera

  4. Te njëjtën gjë kam vënë re edhe une, ai tashmë i ka duart e lidhura, ku shumë ka influencuar edhe korrupsioni i tij dhe për të cilën as nuk kujtohet t’a rregullojë. Ta fillojë njëherë me atë vilën që ka diku në plazh, pastaj me rradhe te tjerat. Po ai do edhe pasuritë edhe gjërat të bëhen sipas dëshirës së tij.

    Njerzit nuk janë budallenj dhe nuk t’a harrojnë allishverishet që ke bërë, ngelen duke i thënë Like floriri. Ndarja e tij nga ajo e kaluar korruptive është hapi i parë.

    Tashmë atij i kanë ngelur vetëm çelësat e kashtës, presidenti qe te jetë tamam i tillë, duhet të ketë në dorë ushtrinë, as ate se ka. E pe si tha, unë luftën do t’a bëj me dekrete (paç fat me atë), pastaj kërkoi ndihmën e popullit, njerzit kanë hallet e veta, nuk mund t’i thuash hajde dil ti tani se dua unë, megjithëse tek e fundit kjo është edhe në shërbim të njerëzve.

    Edhe mos të harrojmë këtu edhe punën përçarëse, djallëzore, anti kombëtare, gjakpirese te ketyre ne pushtet, si dhe të huajt që nuk na e duan të mirën. Këta kanë vite që punojnë për këtë situatë.

  5. I ka zene syte Rama me 1 .15 billion euro qe Mori per termetin.
    Shkruani kot fare ,tamam si tradhetaret qe luftonin gjermanet.
    Turp per Shkullakun qe merret me nevojtoret e lagjes.

  6. Sipas ketij komentuesit DY SHKULAKE, Rama na paska marre 1.15 billion euro.
    Ato para o injorant skutash, jane per shqiptaret, nuk ia dhane Rames per simpati personale. Po ty te paska ngel ora tek filmat me partizane e gjermane, o komunist i oreve te para.

  7. Yes sir,ato pare ja dhane Bashes dhe Metes sidomos popllit shqiptar sa as emrin nuk ja fine.
    Ndoshta Shkullaku me gjuhet e huaj qe nuk di fare,me kulturen negative fshatare,me edukaten e gomereve dhe mushkave mind te marri ndonje nevojtore Tek Meta se Ka plot 11,nga nje per cdo trim.

  8. Pa ju futur analizave se çfarë po bën opozita apo presidenti, do të desha të dij nga Bushati se si do të vepronte ai vetë nëse do të ishte në vënd të Bashës apo Metës.
    Nëse është kaq trim e revolucionar, përse nuk mer koburen e të dalë në krye të protestave ?
    Në mos koburen, sëpaku të shkonte ne huj e copa betoni e tjua copëtonte kokën “policëve të Leshit”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *