• |
ide | kryesore

Andra Destai flet nëse kanë plane për të zgjeruar familjen

Paparazzi, Slider



Në muajin maj të vitit 2016,  Sinan Hoxha u bë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij, Andrra Destani, solli në jetë një djalë të cilit çifti i vendosi emrin Ansi. Tashmë, Ansi është 4 vjeç dhe çifti sigurisht që ka plane për ta zgjeruar familjen. Për këtë, Andrra ka folur në një mini-intervistë me ndjekësit në InstaStory, ku e kanë pyetur për bebushin numër dy. Partnerja e këngëtarit ka publikuar një foto të vjetër të sajën kur ishte shtatzënë, ndërsa është shprehur:

“Edhe pak (kur të jetë e shkrume)”

Pra çifti s’ka ndërmend të presë gjatë për ta bërë Ansin me një motër ose një vëlla.

Gjithashtu, Andrra ka zbuluar edhe sa fëmijë dëshiron të ketë gjithsej në të ardhmen.

“Me sa fëmijë e sheh veten pas disa viteve? E dimë që sa do Zoti, por ti sa fëmijë do të doje?”- e pyet ndjekësi, të cilit ajo ia kthen:

“3 fëmijë.”



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *