• |
ide | kryesore

Casillas zyrtarizon sfidën me Rubiales: kandidon për President Federate

Sport



Iker Casillas ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për presidencën e Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF), duke sfiduar kështu presidentin në dalje Luis Rubiales. “Po, do të prezantohem për Presidencën e RFEF kur të thërriten zgjedhjet. Së bashku mund ta ngjisim Federatën tonë në kulmin e futbollit më të mirë në botë: atë spanjoll”.

Me këto fjalë, në twitter, portieri ka bërë të ditur kandidatura për zgjedhjet, data për të cilat nuk është vendosur akoma. Me këtë hap, Casillas njofton njëkohësisht edhe lamtumirën e tij nga futbolli i luajtur. Një zgjedhje e menduar mirë, pas infarktit të pësuar në 1 maj 2019.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *