• |
ide | kryesore

Denoncimi i Metës/ Si u tall rilindja me Komisionin e Venecias

-Instant, Kryesore



Ilir Meta ka dalë sot në konferencë shtypi për të treguar në sy të publikut talljen e propagandës së rilindjes jo vetëm me publikun shqiptar, por edhe përdorimin skandaloz që ajo i ka bërë për këtë qëllim Komisionit të Venecias. Fjala është për sherrin lokal lidhur më mënyrën se si duhet të bëhet betimi i një Gjykatësi Kushtetues. në lojën e saj për të kapur të gjitha institucionet mazhoranca nxitoi që të quante të ligjshme pak kohë më parë Arta Vorpsi e cila në vend të betimit në presidencë u betua para një noteri. Ndërkohë që tek kreu i shtetit bëri betimin Marsida Xhaferllari e cila sot ka zyrën e saj në Gjykatën Kushtetuese.

Lexo më tej:

Shpjegimi/ Gjykata Kushtetuese në kolaps. Dy anëtare për një vend

Duke u nisur nga ky konflikt mazhoranca iu drejtua për ta zgjidhur atë Komisionit të Venecias. Por parodia është se pa pritur konkluzionet e juristëve ndërkombëtarë me përvojë që i kishte kërkuar vetë, Rilindja nxitoi të votoi vetë një ligji “siu generis” që ia rrëmben kreut të shtetit tagrin e organizimit të betimit të gjyqtarëve.

Pikërisht këtë tallje të përmasave jo të zakonshme denoncoi Ilir Meta sot në Konferencën e shtypit.  Ai tregoi se në datën 30 dhjetor 2019, Gramoz Ruçi iu drejtua Venecias që të jepte mendimin e saj për këto pyetje:

1)A mundet Presidenti të mos organizojë ceremoninë e betimit të gjyqtarit kushtetues kur ai/ajo në kuptim të ligjit konsiderohen të emëruar? Në këtë rast, a konsiderohet e cenuar e drejta e një gjyqtari kushtetues të ushtrojë detyrën?

2) Në rast se Presidenti nuk organizon ceremoninë e betimit të gjyqtarit kushtetues, nisur nga solemniteti i betimit si akt, çfarë mekanizmi mund të përdoret për ta zhbllokuar një situatë të tillë?

3)A është betimi me shkrim një formë për të plotësuar kushtin e betimit, për të filluar ushtrimin e detyrës, në situatën kur gjyqtari është emëruar në detyrë për efekt të ligjit?

Dhe ashtu sikurse është zakoni në fund të letrës së Kuvendit theksohej se ky institucion mbetej në prije të përgjigjes për të vendosur se si duhej të veprohej. Sipas procedurave nga Italia erdhi përgjigjja se në datat 13 dhe 14 hkurt do të vinte në Tiranë një omision faktmbledhës. Dhe kështu u bë.

Por, pikërisht këtu ndodhi ajo që Ilir Meta e konsideron një sjellje “të papërgjegjshme, të pabesë dhe të pamoralshme”. Ndërkohë që përfaqësuesit e Grmoz Ruçit do të takoheshin me të dërguart e Venecias në datë 13, ata me shpejtësi, një natë më parë, në 12 shkurt votun në kuvend projektligjin “Për disa shtesa e ndryshime në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”.

Gjykata Kushtetuese/ Arta e parë si Arta e dytë, kamikaze me mision

Pra ndonëse e prisnin Venecian prej një muaji e gjysëm, ndonëse e kërkuan vetë për ta pyetur se kush nga palët kishte të drejtë, ajo që mbështeste Marsisa Xhaferllarin apo ajo që mbështeste Arta Vorpsin, në ditën që ata mbërritën këtu, Rilindja votoi vetë ligjin që deshi, duke u tallur jo vetëm me publikun shqiptar, por edhe me dërgatën ndërkombëtare të cilës iu drejtua për të marrë mendim.

©Lapsi.al

 

 

 



2 Comments

  1. Kot hidhesh e perdridhesh or qenef president.
    Nga ti i kemi kte qenveri dhe kte kryemut.
    Jep doreheqje se je ZERO-NULkukull!!!
    Je i pjerdhur dhe ik PIRDHU.

  2. As vete nuk e kupton se cfare kerkon ky likja,nuk po ja vare me njeri ketij dhe gjeti kohen kur sot bota do ndihmonte shqiperine jo ty like por popullin,qe te fillonte me po te njejtat pretendime si para dy muajsh,futi i shurre tani like

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *