• |
ide | kryesore

“Edhe sikur të jetë League Two: unë do qendroj”: Guardiola vendos të ardhmen

Sport



Manchester City rrezikon të qendrojë pa Champions League për dy sezone e të humbasë titullin e Premier League të fituar në 2014, por në Angli më tepër bën zhurmë cështja që lidhet me Pep Guardiola. Tekniku, që është përfolur për një kalim të mundshëm tek Juventus, Barcellona e Paris Saint Germain, mund edhe të vendosë të largohet nga Citizens, sidomos nëse shumë yje të skuadrës do të largoheshin për të patur mundësi të luajnë Champions. Por sipas ESPN e The Times epilogu do të jetë ndryshe: Guardiola i ka komunikuar City që ka ndërmend të qendrojë, me apo pa Champions.

Katalanasi ka besim se ankimimi për vendimin e Uefa, mbi thyerjen e rregullave të Fair Play Financiar do të pranohet dhe City do të luajë rregullisht Kupat Europiane por, edhe nëse nuk do të ndodhë kështu, ai i ka njoftuar drejtuesit e klubit dhe lojtarët se ka ndërmend të respektojë kontratën që skadon në 2021. Në dhomat e zhveshjes spanjolli ka përdorur pak a shumë këto fjalë: “Nuk më intereson ku luajmë, edhe sikur të jetë League Two: unë qendroj. Ky është momenti që të gjithë të jemi të bashkuar”.

Pep nuk do të braktisë anijen si një kapiten i vërtetë, edhe për të mos njollosur imazhin e tij: për eksperienca të tjera ka kohë plot.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *