• |
ide | kryesore

Gjermania rekord ndihmash për tërmetin në konferencën e donatorëve (shifrat sipas shteteve)

Lajme



Gjermania deri më tani është shteti që ka dhënë më shumë, dhe shifra është 11 milion euro. Këtë e deklaroi Ministri i Jashtëm Federal Heiko Maas në Konferencën e Donatorëve për Rindërtimin në Shqipëri pas tërmetit të 26 nëntorit 2019: “Tërmeti i rëndë i nëntorit, që goditi Shqipërinë, mori 51 jetë njerëzish dhe shkaktoi dëme serioze. Gjermania ofroi menjëherë ndihmën e saj nëpërmjet ekspertëve të Agjencisë të Asistencës Teknike. Por tani bëhet fjalë për rindërtimin. Qytetarët në zonat e prekura kanë nevojë për banesa, shkolla dhe kopshte. Gjermania vë në dispozicion për këtë 11 milionë euro. Është një dëshmi e fortë e solidaritetit të BE-së me Shqipërinë fakti që Komisioni Evropian po koordinon asistencën ndërkombëtare të emergjencës dhe ka thirrur për këtë qëllim konferencën e sotme të donatorëve.”

Deri më tani:

BE-100 milion euro

KE-15 milion euro

Gjermania 11 milion euro

Suedia- 5.6 milion euro

Britania e Madhe 1 milion pound

Kroacia-1 milion euro



4 Comments

  1. Aha, me kaq pak mund te ndertohet vetem Unaza e re dhe 4 km te rruges Milot-Balldren. S’na doli gje as BE-ja

  2. Rama duhet te veje trasten ne prapanice e te lipi ne gjithe shtetet e botes vecanerisht ne ATO afrikane Te veshi edhe bukuroshet qeveritare ( ministret , zv ministret , drejtoreshat ) me cizme te gjata e minifund e te dalin ne bulevardet e europes , amerikes , afrikes , azise , ne kete mynyre do te grumbulloje para per balozin e korrupsionit Ahmetajn

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *