• |
ide | kryesore

Incidenti/ Thaçi takon gruan e Albin Kurtit, por anashkalon kryemintrin (fotot)

Lajme



Raportet e acaruara në mes të kryeministrit Albin Kurti e Hashim Thaçit, presidenti të vendit i ka shfaqur sot edhe në pritjen e dhënë prej tij në ditën e pavarësisë.

Me të mbaruar fjalimin para të ftuarveve, Thaçi vendosi që t’i përshëndesë personat që qëndronin në rreshtin e parë, duke i shtrënguar duart. Mirëpo, në të njëjtën menyrë nuk veproi as me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e as kryeparlamentaren Vjosa Osmani.

Megjithatë, presidenti, vendosi që ta përshëndeste gruan e Albin Kurtit, Rita Augestad Knudsen, me të cilën i shtrëngoi duart. Pak sekonda më vonë, ai anashkaloi Kurtin, duke mos e përshëndetur.Express.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *